Ndërlidhjet

Pakistani fillon të marrë ndihma ndërkombëtare për të përballuar përmbytjet

Njerëzit e prekur nga përmbytjet qëndrojnë në një radhë të gjatë mpër të marrë ushqimin e shpërndarë nga trupat e ushtrisë pakistaneze në një zonë të goditur nga përmbytjet në Rajanpur, rrethi i Punjabit, Pakistan. 27 gusht 2022.

Ndihma ndërkombëtare ka filluar të arrijë në Pakistan mes përmbytjeve të përhapura të shkaktuara nga nga shirat e dendura monsune, që kanë lënë të vdekur më shumë se 1.000 persona.

Avionët me ngarkesa nga Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën në Pakistan më 28 gusht, me ndihma që përfshijnë: tenda, ushqime dhe materiale të tjera të nevojshme.

Kryeministri pakistanez, Shabaz Sharif tha më 29 gusht se këto janë shirat më të dendura që ka parë Pakistani në tre dekada.

Ai tha se avionët që transportonin ndihma nga disa vende të botës kanë arritur tashmë në Pakistan, dhe se do të vijnë edhe më shumë.

Më shumë se një mijë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive tha se 28 persona humbën jetën nga përmbytjet  gjatë 24 orëve të fundit, raportoi AFP.

Në foto shihet një familje duke kaluar nëpër një zonë të goditur nga përmbytjet pas shirave monsune në distriktin Charsada të provincës Khyber Pakhtunkhva të Pakistanit, 29 gusht.
1/8 Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive tha se 28 persona humbën jetën nga përmbytjet  gjatë 24 orëve të fundit, raportoi AFP.

Në foto shihet një familje duke kaluar nëpër një zonë të goditur nga përmbytjet pas shirave monsune në distriktin Charsada të provincës Khyber Pakhtunkhva të Pakistanit, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Pamje nga distrikti Charsada në provincën e Khyber Pakhtunkhvas, 29 gusht.
2/8 Pamje nga distrikti Charsada në provincën e Khyber Pakhtunkhvas, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Një familje duke pritur për t'u evakuuar para një shtëpie të përmbytur në rrethin Charsada të provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për të arritur në fshatrat e izoluara në rajonet malore në veri të vendit.

3/8 Një familje duke pritur për t'u evakuuar para një shtëpie të përmbytur në rrethin Charsada të provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për të arritur në fshatrat e izoluara në rajonet malore në veri të vendit.

Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Banorët lokalë janë mbledhur pranë një rruge të dëmtuar nga përmbytjet, rrethi Charsada i provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.
4/8 Banorët lokalë janë mbledhur pranë një rruge të dëmtuar nga përmbytjet, rrethi Charsada i provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Banorët pastrojnë mbeturinat nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga përmbytjet, rrethi Charsada i provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.
5/8 Banorët pastrojnë mbeturinat nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga përmbytjet, rrethi Charsada i provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Një familje para shtëpisë së saj të përmbytur, pas shiut dhe vërshimeve në qytetin e Sohbatpur, 28 gusht.
6/8 Një familje para shtëpisë së saj të përmbytur, pas shiut dhe vërshimeve në qytetin e Sohbatpur, 28 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Në foto shihen familje duke u larguar nga vatrat e shkatërruara nga përmbytjet, qyteti Sohbatpur, 28 gusht.
7/8 Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Në foto shihen familje duke u larguar nga vatrat e shkatërruara nga përmbytjet, qyteti Sohbatpur, 28 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Sezoni i shirave monsune në Pakistan filloi në qershor dhe këtë vit ka pasur një sasi jashtëzakonisht të madhe shiu.

Në këtë foto sihen banorët duke u larguar nga qyteti i Sohbatpurit, pjesë të të cilit u shkatërruan nga përmbytja, 28 gusht.
8/8 Sezoni i shirave monsune në Pakistan filloi në qershor dhe këtë vit ka pasur një sasi jashtëzakonisht të madhe shiu.

Në këtë foto sihen banorët duke u larguar nga qyteti i Sohbatpurit, pjesë të të cilit u shkatërruan nga përmbytja, 28 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Previous slide
Next slide

Sharif ka thënë se qeveria do të sigurojë strehim për të gjithë ata që humbën shtëpitë e tyre.

Zyrtarët në Pakistan thanë se gjatë këtij viti vërshimet kanë vrarë të paktën 1.061 njerëz, kanë prekur mbi 33 milionë banorë – një në shtatë pakistanezë – duke shkatërruar apo dëmtuar rëndë pothuajse 1 milion shtëpi.

Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se mbi 2 milionë hektarë të mbjella me produkte bujqësore janë shkatërruar plotësisht, 3.451 kilometra rrugë janë shkatërruar dhe 149 ura janë shembur.

Autoritetet pakistaneze thanë se shkatërrimi i këtij viti është më i keq se në vitin 2010, kur përmbytjet vranë 1.700 njerëz.

Gjenerali Qamar Javed Bajwa, shefi ushtarak i vendit, tha më 28 gusht se vendit të tij mund t'i duhen vite për t'u rikuperuar.

XS
SM
MD
LG