Trashëgimia mijëravjeçare e Pakistanit, në rrezik nga shirat
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë. (Përgatiti: Erjonë Popova)
5
Pika historike "Stupa budiste", një strukturë e madhe hemisferike e lidhur me adhurimin, meditimin dhe varrimin, mbetet e paprekur, tha Abbasi. Por, reshjet kanë dëmtuar disa mure të jashtme dhe gjithashtu mure më të mëdha që ndajnë dhomat.
Puna për riparimin nën mbikëqyrjen e arkeologëve ka nisur.
Puna për riparimin nën mbikëqyrjen e arkeologëve ka nisur.
6
Megjithëse përmbytjet kanë prekur të gjithë Pakistanin, provinca Sindh ka qenë ndër më të goditurat. Më 5 shtator, inxhinierët e ushtrisë kanë bërë një prerje të dytë në një pendë në liqenin Manchar, liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në Pakistan, për të liruar ujërat në rritje me shpresën për të shpëtuar qytetin e afërt Sehwan nga përmbytjet e mëdha.
7
Uji nga liqeni ka përmbytur tashmë dhjetëra fshatra aty pranë, duke detyruar qindra familje të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Pakistan ka rënë gati 190 për qind më shumë shi se mesatarja 30-vjeçare në korrik dhe gusht, dhe në Sindh 466 për qind më shumë se mesatarja.
8
Lumi Indus, i përmbytur. Provinca Sindh, më 31 gusht.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha më 7 shtator se disa pjesë të vendit dukeshin "si një det", pasi vizitoi disa nga zonat e goditura nga përmbytjet, ku numri i të vdekurve ka arritur në 1.300.
"Nuk do ta besoni shkallën e shkatërrimit atje", u tha Sharif gazetarëve. "Është njësoj si një det".