Punëtorët e shpëtimit – të mbështetur nga helikopterë ushtarakë dhe anije – më 2 shtator vazhduan operacionet për evakuimin e miliona personave nga fshatrat e largëta në jug të Pakistanit, teksa rajoni po bëhet gati për vërshime të tjera, thanë zyrtarët.
Pothuajse 20.000 metër kubik ujë për sekondë tani po bie në pjesën veriore të shtetit dhe së shpejti shirat dhe vërshimet do të godasin qytetin e madh, Sind, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Sind ishte goditur më së rëndi nga vërshimet që ndodhën në mesin e muajit qershor.
“Ne po tentojmë të arrijmë te njerëzit që gjenden në mes të ujit pa ushqim dhe strehim”, tha për Dpa-në, Rustam Jamali, punëtor i shpëtimit nga qyteti Sind.
Më shumë se një mijë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan
1/8Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive tha se 28 persona humbën jetën nga përmbytjet gjatë 24 orëve të fundit, raportoi AFP.
Në foto shihet një familje duke kaluar nëpër një zonë të goditur nga përmbytjet pas shirave monsune në distriktin Charsada të provincës Khyber Pakhtunkhva të Pakistanit, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
2/8Pamje nga distrikti Charsada në provincën e Khyber Pakhtunkhvas, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
3/8Një familje duke pritur për t'u evakuuar para një shtëpie të përmbytur në rrethin Charsada të provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.
Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për të arritur në fshatrat e izoluara në rajonet malore në veri të vendit.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
4/8Banorët lokalë janë mbledhur pranë një rruge të dëmtuar nga përmbytjet, rrethi Charsada i provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
5/8Banorët pastrojnë mbeturinat nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga përmbytjet, rrethi Charsada i provincës Khyber Pakhtunkhva, 29 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
6/8Një familje para shtëpisë së saj të përmbytur, pas shiut dhe vërshimeve në qytetin e Sohbatpur, 28 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
7/8Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Në foto shihen familje duke u larguar nga vatrat e shkatërruara nga përmbytjet, qyteti Sohbatpur, 28 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
8/8Sezoni i shirave monsune në Pakistan filloi në qershor dhe këtë vit ka pasur një sasi jashtëzakonisht të madhe shiu.
Në këtë foto sihen banorët duke u larguar nga qyteti i Sohbatpurit, pjesë të të cilit u shkatërruan nga përmbytja, 28 gusht.
Së paku 1.061 persona humbën jetën nga mesi i qershorit deri më 29 gusht në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura monsune në Pakistan, sipas bilancit të ri të autoriteteve lokale.
Previous slide
Next slide
Numri i viktimave nga vërshimet në Pakistan ka arritur në 1.208 dhe ky numër pritet të rritet, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të sëmundjeve ngjitëse dhe sëmundjeve të tjera në zonat e prekura nga vërshimet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vërshimet kanë dëmtuar të paktën 888 ndërtesa shëndetësore, duke penguar përgjigjen e shtetit ndaj krizës shëndetësore të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.
Qeveria pakistaneze tha se mbi 33 milionë persona – apo 15 për qind e popullsisë prej 220 milionë banorësh – janë prekur nga vërshimet që kanë shkatërruar shtëpi, biznese, infrastrukturë, rrugë dhe po ashtu kanë shkatërruar të mbjellat. Disa vlerësime thonë se një e treta e shtetit aktualisht është nën ujë.
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 160 milionëdollarë për të ndihmuar për “këtë fatkeqësi të paprecedent klimatike”. Ndërkaq, OBSH-ja ka thënë se mbi 6.4 milionë persona kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.