Ekipet e shpëtimit kanë nxjerr edhe dy trupa nga rrënojat e ndërtesave të banimit, që u shkatërruan nga sulmet masive ruse me dronë dhe raketa në Kiev, duke e çuar numrin e viktimave në të paktën 12. Autoritetet ukrainase kanë raportuar edhe për dhjetëra të plagosur, përfshirë fëmijë.
Sulmi i kryer gjatë natës në Kiev, nxiti presidentin amerikan, Donald Trump, të kritikojë udhëheqësin rus, Vladimir Putin.
“Nuk jam i lumtur me sulmet ruse në Kiev”, shkroi ai. “Nuk ishin të nevojshme dhe nuk duhej që të ndodhnin tani. Vladimir, ndalu. Në javë po vdesin 5.000 ushtarë. Eja ta bëjmë një marrëveshje të paqes”, tha Trump.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërpreu një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut, për shkak të sulmeve në Kiev.
“Nëse Rusia dëshiron një armëpushim, atëherë duhet të ndalë sulme të tilla masive”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Afrikën e Jugut para se të nisej drejt Ukrainës.
Sulmi gjatë natës në Kiev – një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit – ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.
*Kievi pas sulmit rus:
Pasojat e sulmit vdekjeprurës të Rusisë në Kiev
1/17
Një banor vajton një nga viktimat e sulmit të 24 prillit në Kiev.
Sulmi gjatë natës – një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit – ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
2/17
Shpëtimtarët i afrohen një gruaje të plagosur pas sulmit të 24 prillit.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
3/17
Shumë ndërtesa banimi u dëmtuan ose u shkatërruan në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe zyrtarët thanë se të paktën nëntë njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
4/17
Një raketë balistike shpërthen në qiell mbi qytet gjatë një sulmi me dronë rusë në Kiev.
Ushtria e Ukrainës tha se mbi 210 raketa dhe dronë u lëshuan gjatë sulmit, përfshirë raketa balistike dhe raketa lundruese të lëshuara nga bombardues të rëndë dhe anije luftarake të Detit të Zi.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
5/17
Një djalë mban një mace në duar duke dalë nga rrënojat e një ndërtese banimi që u godit nga një sulm me raketë ruse në një qark të Kievit.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
6/17
Një ushtar ukrainas e bart në krah një grua të plagosur duke e nxjerrë nga shtëpia e saj, e cila u godit nga sulmi rus në Kiev.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
7/17
Mjekët ukrainas e mjekojnë një burrë të plagosur pas një sulmi me raketë balistike ruse në Kiev.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
8/17
Shpëtimtarët punojnë në vendin e një ndërtese banimi të goditur nga një raketë balistike ruse në Kiev.
Ata nxituan për t'i nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesës, duke i dëgjuar tingujt e telefonave celularë, në përpjekje për t'i gjetur ata.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
10/17
Banorët presin në strehim të nëndheshëm gjatë sulmeve ajrore.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
11/17
Një banor vlerëson dëmet në banesën e tij në Kiev.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
12/17
Ushtria e Ukrainës tha se më shumë se 210 raketa dhe dronë u lëshuan gjatë sulmit të natës, përfshirë raketa balistike dhe raketa lundruese të lëshuara nga bombardues të rëndë dhe anije luftarake të Detit të Zi.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
13/17
Një grua qëndron pranë një ndërtese banimi të dëmtuar në Kiev.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
14/17
Pasojat e sulmeve ajrore ruse në një ndërtesë banimi në Kiev.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
15/17
Shpëtimtarët kërkojnë njerëz në rrënojat e një ndërtese banimi që u shkatërrua nga sulmi rus në Kiev.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
16/17
Shpëtimtarët punojnë në vendin e sulmit në qarkun e Kievit, Sviatoshinski.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
17/17
Një vajzë fle në një strehim të nëndheshëm pas sulmeve ajrore.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
Previous slide
Next slide
Përpjekjet e Perëndimit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – apo qoftë edhe për një armëpushim të përkohshëm – kanë ngecur ditët e fundit, pasi Rusia nuk po jep shenja se do t’i pakësojë sulmet e saj, ndërkohë që Ukraina kundërshton propozimet amerikane.
Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët e lartë duhej të takoheshin në Londër më 23 prill për bisedime rreth luftës. Por, takimet humbën disi rëndësinë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tërhoq në çastin e fundit.
Ky vendim, sipas raportimeve, erdhi pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk e pranoi një propozim amerikan që Uashingtoni ta njohë zyrtarisht gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, si pjesë të Rusisë.
"Rusia ka kryer sulm të kombinuar masiv në Kiev" tha Shërbimi i Emergjencave në Telegram.
Ndërtesa banimi kanë pësuar dëme, ndërsa "kërkimet për njerëz nën rrënoja janë duke vazhduar", thuhet në njoftim.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov, tha se edhe qyteti i tij në verilindje të Ukrainës u sulmua nga Rusia, duke thënë në Telegram se shtatë raketa goditën qytetin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi se mendon se ka arritur marrëveshje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë fund luftës.
"Mendoj se Rusia është gati. Shumë njerëz kanë thënë se Rusia donte të merrte gjithçka. Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Tani duhet të arrijmë marrëveshje edhe me Zelenskyn", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump gjithashtu tha se e kishte më të vështirë seç kishte pritur të bashkëpunonte me Zelenskyn.
"Mendoja se do të ishte më e lehtë të merresha me Zelenskyn. Deri tani, ka qenë më e vështirë... Por, mendoj se kemi marrëveshje me të dy", tha ai.
I pyetur për raportimet në lidhje me një propozim amerikan që Krimea të njihet si territor i Rusisë, Trump tha se ai "nuk ka të preferuar" mes Ukrainës dhe Rusisë dhe se dëshiron vetëm që lufta të përfundojë.
Më herët, zyrtarë të tjerë të administratës amerikane thanë nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje dhe se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga bisedimet për paqe, nëse nuk do të ketë përparim të shpejtë.
Zelensky, i cili e ka hedhur poshtë propozimin për Krimenë, tha se emocionet kanë qenë "të larta" në Londër, por shtoi se takimi mes përfaqësuesve nga pesë vendeve ishte gjë pozitive.
"Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe vendet e tjera evropiane paraqitën qëndrimet e tyre. Shpresojmë që pikërisht kjo punë e përbashkët do të çojë në paqe të qëndrueshme", shkroi Zelensky në X.
Trump paralajmëroi më herët Ukrainën në rrjetet sociale se ajo duhet të bëjë marrëveshje për ta përfunduar luftën, duke e kritikuar ashpër Zelenskyn për deklaratën se njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë është e papranueshme për Kievin.