Ndërlidhjet

Palestinezët ikin nga shtëpitë teksa Izraeli kryen inkursion të shpejtë në Gaza

Palestinezët në rrugë drejt jugut të Gazës.
Palestinezët në rrugë drejt jugut të Gazës.

Palestinezët janë duke ikur edhe të shtunën nga shtëpitë e tyre në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë urdhër gjysmës së popullsisë që të largohet drejt pjesës jugore.

Raportohet se ushtria izraelite ka kryer edhe disa bastisje tokësore të premten në Gaza, para nisjes eventuale të një ofensive tokësore në atë territor.

Situata pritet të përshkallëzohet një javë pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit në Izrael.

Izraeli u ka kërkuar 1 milion njerëzve që të largohen, përfshirë gjithë popullsinë e qytetit të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës se një eksod i tillë mund të rezultojë me situata të rënda, pasi ka shumë të sëmurë nëpër spitale dhe të tjerët nuk kanë ku të shkojnë.

Familjet në makina, kamionë dhe pajisje tjera i kanë mbledhur gjësendet e tyre dhe janë nisur drejt jugut të Gazës, teksa vendi është sulmuar me raketa izraelite.

Palestinezët ikin nga shtëpitë pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite

Palestinezët duke mbajtur disa gjëra në duar shihen duke u larguar drejt zonave më të sigurta në qytetin e Gazës pas sulmeve ajrore izraelite, më 13 tetor 2023. 
1/14 Palestinezët duke mbajtur disa gjëra në duar shihen duke u larguar drejt zonave më të sigurta në qytetin e Gazës pas sulmeve ajrore izraelite, më 13 tetor 2023. 
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Izraeli ka bërë thirrje për zhvendosjen e menjëhershme të 1.1 milion njerëzve në Gaza brenda 24 orëve mes bombardimeve masive të saj si përgjigje ndaj sulmeve të paprecedent të militantëve të Hamasit, me gjithë paralajmërimin e Kombeve të Bashkuara për pasoja "shkatërruese".
2/14 Izraeli ka bërë thirrje për zhvendosjen e menjëhershme të 1.1 milion njerëzve në Gaza brenda 24 orëve mes bombardimeve masive të saj si përgjigje ndaj sulmeve të paprecedent të militantëve të Hamasit, me gjithë paralajmërimin e Kombeve të Bashkuara për pasoja "shkatërruese".
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Gra palestineze me fëmijë e të ngarkuara me gjësende teksa ikin nga zona si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, më 13 tetor 2023.
3/14 Gra palestineze me fëmijë e të ngarkuara me gjësende teksa ikin nga zona si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, më 13 tetor 2023.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Izraeli ka disa ditë që po e përgatit një ofensivë tokësore, pasi ka mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin me Gazën.
4/14 Izraeli ka disa ditë që po e përgatit një ofensivë tokësore, pasi ka mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin me Gazën.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.
5/14 Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ky evakuim është për sigurinë tuaj”, tha ushtria e Izraelit, duke i paralajmëruar civilët e Qytetit të Gazës, të premten në mëngjes.
6/14 Ky evakuim është për sigurinë tuaj”, tha ushtria e Izraelit, duke i paralajmëruar civilët e Qytetit të Gazës, të premten në mëngjes.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.
7/14 OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza duke  shtuar se i gjithë stafi i OKB-së dhe Gaza veriore janë urdhëruar të zhvendosen në jug të qytetit Rafah.
8/14 “Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza duke  shtuar se i gjithë stafi i OKB-së dhe Gaza veriore janë urdhëruar të zhvendosen në jug të qytetit Rafah.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Nebal Farsakh, zëdhënëse e Kryqit të Kuq palestinez në Qytetin Gaza, tha se nuk ka shanse që më shumë se një milion njerëz të zhvendosen në mënyrë të sigurt për kohë kaq të shkurtër
9/14 Nebal Farsakh, zëdhënëse e Kryqit të Kuq palestinez në Qytetin Gaza, tha se nuk ka shanse që më shumë se një milion njerëz të zhvendosen në mënyrë të sigurt për kohë kaq të shkurtër
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
&ldquo;Harrojeni ushqimin, harrojeni rrymën dhe karburantin. Shqetësimi i vetëm tani është nëse ia del, nëse do të jetosh&rdquo;, tha Farsakh, duke shpërthyer në lot.<br />
<br />
&ldquo;Çfarë do të ndodhë me pacientët tanë? Kemi të plagosur, kemi të moshuar dhe fëmijë të cilët janë në spital&rdquo;, pyeti ajo.
10/14 “Harrojeni ushqimin, harrojeni rrymën dhe karburantin. Shqetësimi i vetëm tani është nëse ia del, nëse do të jetosh”, tha Farsakh, duke shpërthyer në lot.

“Çfarë do të ndodhë me pacientët tanë? Kemi të plagosur, kemi të moshuar dhe fëmijë të cilët janë në spital”, pyeti ajo.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një fëmijë me dy qese në duar shikon prapa teksa ecë në një rrugë.
11/14 Një fëmijë me dy qese në duar shikon prapa teksa ecë në një rrugë.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
<strong><a href="https://www.evropaelire.org/a/izraeli-urdheron-rrethimin-e-plote-gazes/32629472.html" target="_blank">Gaza është plotësisht e rrethuar dhe e bllokuar nga Izraeli</a></strong>, i cili ka thënë se rrethimi nuk do të përfundojë derisa Hamasi t&rsquo;i lirojë të gjitha pengjet
12/14 Gaza është plotësisht e rrethuar dhe e bllokuar nga Izraeli, i cili ka thënë se rrethimi nuk do të përfundojë derisa Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po përballet me gjendje të jashtëzakonshme, pasi ushqimi dhe uji po mbarojnë dhe më shumë se 50.000 gra shtatzëna nuk kanë qasje në shërbime themelore.
13/14 Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po përballet me gjendje të jashtëzakonshme, pasi ushqimi dhe uji po mbarojnë dhe më shumë se 50.000 gra shtatzëna nuk kanë qasje në shërbime themelore.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse, sipas zyrtarëve palestinezë.
14/14 Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse, sipas zyrtarëve palestinezë.
Palestinezët që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre drejt jugut të Rripit të Gazës pas thirrjes së ushtrisë izraelite për zhvendosje brenda 24 orëve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Një zyrtar për media i Hamasit ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë i kanë goditur makinat e nisura në jug, duke i lënë të vdekur më shumë se 70 persona.

Ushtria izraelite ka thënë se trupat e saj kanë kryer bastisje të shkurtra në Gaza, për t’i luftuar militantët dhe ka kërkuar për gjurmët e 150 personave – përfshirë burra, gra e fëmijë – që janë marrë si pengje nga Hamasi, pas nisjes së sulmeve në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Teksa ka bërë thirrje për evakuim, ushtria izraelite ka thënë se është duke planifikuar që shënjestrojë korridoret nëntokësore të Hamasit rreth qytetit të Gazës.

Mirëpo palestinezët dhe disa zyrtarë të Egjiptit shqetësohen se qëllimi përfundimtar i Izraelit është që t’i dërgojë njerëzit e Gazës sa më afër zonës kufitare me Egjiptin, në jug.

Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të Gazës që ta injorojnë urdhrin për evakuim.

Familjet në Gazë janë përballur me dilema të mëdha nëse duhet të qëndrojnë apo të ikin nga shtëpitë e tyre, pasi situatë e sigurt nuk është askund.

Aktualisht banorët në Gazë nuk kanë qasje në ujë, ushqim dhe ilaçe, me vendim të autoriteteve izraelite.

Haifa Khamis al-Shurafa, 42-vjeçare, ka ikur nga qyteza Deir al-Balah me një grup prej 150 personave të premten, pasi banesa e saj në një lagje afër qytetit të Gazës është shkatërruar nga sulmet izraelite këtë javë.

“Ne kemi humbur gjithçka, shtëpinë, gjësendet, gjithçka”, ka thënë ajo.

“Krejt çfarë kemi janë fëmijët, prandaj po ikim. Nuk duam t’i humbim edhe ata”.

Me minutat e fundit të baterisë së saj në telefon, ajo ka thënë se “ne nuk e meritojmë këtë”.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë të premten se 1.900 persona janë vrarë në këtë territor.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit janë vrarë 1.300 izraelitë, shumica prej të cilëve civilë, dhe 1.500 militantë të Hamasit janë vrarë gjatë luftimeve, ka thënë Qeveria në Izrael.

Trupat izraelite kryen bastisje në Gaza

Bastisjet izraelite të premten në Gaza kanë qenë shenja e parë se trupat kanë hyrë në këtë territor, prej kur Izraeli i ka nisur sulmet e vazhdueshme në Gaza, si hakmarrje për masakrën e Hamasit.

Militantët palestinezë kanë nisur mijëra raketa në Izrael, prej kur kanë nisur luftimet.

Një zëdhënës ushtarak ka thënë se trupat ushtarake izraelite janë larguar prej Gazës pas bastisjeve.

Izraeli i ka thirrur 360.000 rezervistë dhe kanë mbledhur pjesëtarë të ushtrisë dhe tanke afër kufirit, mirëpo ende nuk është bërë publik vendimi për nisje eventuale të ndonjë ofensive tokësore.

Sulmet eventuale në Gaza me popullsi të dendur rrezikojnë të shkaktojnë numër të madh viktimash.

“Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të premten vonë.

Hamasi ka thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 13 pengje, përfshirë të huaj, por pa dhënë më shumë hollësi.

Ushtria izraelite e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Hamasi dhe militantë tjerë palestinezë shpresojnë t’i negociojnë pengjet me mijëra palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

Në Izrael, njerëzit janë të shokuar me sulmet e Hamasit dhe janë të frikësuar nga sulmet e nisura prej Gazës.

Banorët janë në favor të nisjes së një ofensive ushtarake, dhe në televizionet izraelite janë transmetuar sloganet “së bashku do të fitojmë” dhe “të bashkuar më të fuqishëm”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatë tjerë të Izraelit kanë ofruar mbështetje të fuqishme për luftën ndaj Hamasit, mirëpo shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka thënë se ushtria izraelite duhet t’iu japë më shumë kohë njerëzve që të largohen prej Gazës.

Palestinezët nuk kanë ku të shkojnë

Disa dëshmitarë kanë raportuar për sulme sa kanë qenë duke ikur në jug, në zonën ku Izraeli u ka kërkuar palestinezëve që të shkojnë.

Fayza Hamoudi ka thënë se ajo dhe familja e sa kanë qenë duke udhëtuar nga veriu kur është lëshuar një raketë afër rrugës dhe dy makina janë djegur.

“Pse duhet të besojmë se ata po tentojnë të na ruajnë neve? Ata janë të sëmurë”, ka thënë Hamoudi, me zërin në vaj.

Shumë frikësohen se nuk do të mund të kthehen më në shtëpitë e tyre ose gradualisht do të zhvendosen në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Më shumë se gjysma e palestinezëve në Gaza janë pasardhës të refugjatëve nga lufta e vitit 1948, kur është krijuar shteti i Izraelit.

Atëherë mijëra palestinezë kanë ikur nga janë dëbuar prej territoreve ku shtrihet sot Izraeli.

Për shumë palestinezë ky është dëbimi i dytë i tillë.

Deri më tani 423.000 persona – gati 1 në 5 banorë të Gazës – janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite, ka thënë të enjten OKB-ja.

Kjo organizatë ka vlerësuar se dhjetëra mijëra persona tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në veri të Gazës, deri në mbrëmjen e së premtes.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG