Veshjet kombëtare, qilimat, çantat, stolitë, si dhe produkte të tjera punëdore e me motive kryesisht kombëtare, e karakterizojnë panairin “Gratë në biznes”, që është hapur të enjten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Përveç promovimit të bizneseve, shoqatave të udhëhequra nga gratë nga komunitete të ndryshme, dhe produkteve që këto biznese ofrojnë, panairi ka për qëllim edhe inkurajimin e grave ndërmarrëse, me qëllim të fuqizimit sa më të madh të tyre në shoqëri dhe në biznes.
Panairi "Gratë në biznes"
9
Një grua ndërmarrëse duke i treguar vizitores së interesuar për produktet e saj.
10
Çanta punëdore me motive kombëtare.
11
Pajisje për kuzhinë dhe vegla tjera nga druri që përdoren si zbukurim.
12
Një vizitor duke shikuar çiftelitë e zbukuruara me motive kombëtare.
Facebook Forum