Ndërlidhjet

Paraburgim edhe për dy të dyshuarit e tjerë për dhunimin e 11-vjeçares


Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi të martën se dy të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares u është caktuar masa me nga një muaj paraburgim.

Gjatë të hënës, masë me kohëzgjatje të njëjtë paraburgimi u ishte caktuar edhe dy të dyshuarve të tjerë.

Aktualisht në paraburgim janë katër nga pesë të dyshuarit për dhunimin e të miturës. Sipas PK-së personi i pestë i dyshuar, cili ka qenë në kërkim, tani është duke u intervistuar nga policia.

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë, njoftoi të hënën Policia e Kosovës. Sipas PK-së viktima është dërguar në një strehimore.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në një park të qytetit.

Të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares janë tre të mitur me inicialet G.R, G.J dhe XH.S. Si dhe, personi i katërt i moshës madhore, me inicialet E.R.

Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.

Qytetarë dhe organizata të ndryshme joqeveritare paralajmëruan protesta në Prishtinë, për të martën dhe të mërkurën.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG