Ndërlidhjet

Parada e Krenarisë në Podgoricë

Në Podgoricë, të Malit të Zi u mbajt për të tretën herë Parada e Krenarisë. Disa qindra pjesëmarrës u mblodhën në bulevardin Shën Pjetri, pranë Zyrës Postare të Malit të Zi, për të vazhduar deri te ndërtesa e Parlamentit ku edhe mbajtën fjalime. Përveç komunitetit LGBT, në mesin e turmës ishte edhe Ministri për të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi, po ashtu edhe përfaqësues të partive politike, ata të sektorit privat, sektorit civil, të medieve dhe trupit diplomatik.

XS
SM
MD
LG