Ndërlidhjet

Parisi paralajmëron se po kalon koha për arritje të marrëveshjes bërthamore


Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, është shprehur optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mirëpo ka paralajmëruar se “koha po kalon” për negociatorët ndërkombëtarë.

“Vazhdoj të besoj se mund të arrijmë një marrëveshje. Disa copëza përparimi janë arritur në ditët e fundit”, ka thënë Le Drian për televizionin BFM.

“Ne jemi nisur në drejtim pozitiv në ditët e fundit, mirëpo koha është bazike, sepse nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje, nuk do të kemi për çfarë të negociojmë”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat janë larguar më 2018 nga marrëveshja dhe kanë rikthyer sanksionet ndaj udhëheqësisë iraniane, kanë thënë këtë javë se në rundin e negociatave që kanë nisur më 3 janar, është arritur “përparim modest”.

Bisedimet kanë nisur në fund të vitit të kaluar, pas një pauze, në të cilën është zgjedhur presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi.

Prej largimit të SHBA-së nga marrëveshja, Irani ka nisur që gradualisht të mos respektojë marrëveshjen.

Autoritetet iraniane janë duke insistuar që Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet, para se të rikthehen në marrëveshje.

Liderët e Perëndimit, që bëjnë thirrje për zbatim të marrëveshjes, u kanë rezistuar afateve specifike kohore, mirëpo kanë paralajmëruar se kanë mbetur “javë dhe jo muaj” për të arritur marrëveshje.

Iran ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat e Izraelit dhe Perëndimit se është duke krijuar armë me kapacitet bërthamor.

XS
SM
MD
LG