Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodokse me lutje për ata që janë në vijë të frontit të luftës dhe të tjerët që janë të bllokuar në qytetet siç është Mariupoli, teksa presidenti i shtetit Volodymyr Zelensky, është zotuar në një mesazh për këtë festë se asnjë “ligësi” nuk do të shkatërrojë shtetin. Pashkët Ortodokse janë shënuar pikërisht në ditën kur janë mbushur dy muaj prej kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
Pashkë të zymta Ortodokse në Ukrainë
5
Gratë ukrainase duke kryer lutjet në meshën për Pashkët Ortodokse po ashtu në Zaporizhja.
6
Një grua duke u lutur dhe duke ndezur qirinjtë në kishë.
7
Maria Loskutova, 84-vjeçare, emocionohet derisa kryen lutjet në kishë për Pashkët Ortodokse.
8
Besimtarët polakë dhe ata ukrainas kanë marrë pjesë në shërbimet e kishës për Pashkët Ortodokse në Varshavë, Poloni.