Ndërlidhjet

Pekini izolon më shumë banorë për të luftuar COVID-19


Zyrtarët shëndetësorë duke vendosur barrikada në një zonë të izoluar në Pekin.
Zyrtarët shëndetësorë duke vendosur barrikada në një zonë të izoluar në Pekin.

Autoritetet në Pekin kanë izoluar më shumë banorë nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të përpjekjeve të tri javëve të fundit për të kontrolluar shpërthimin e pandemisë së koronavirusit në kryeqytetin kinez.

Shtatë zona të Pekinit janë bllokuar për të paktën një javë.

Aty përfshihet edhe një treg i ushqimeve me shumicë, i cili është përmbyllur pa afat kohor të shtunën, për shkak të shpërthimit të virusit aty.

Pjesa më e madhe e Pekinit nuk është në izolim, mirëpo rrugët janë më të qeta se zakonisht pasi shumë dyqane janë të mbyllura dhe njerëzit janë duke punuar nga shtëpitë.

Kufizimet e reja vijnë pasi Shangai, qyteti më i madh i Kinës, ka nisur të lehtësojë disa masa kufizuese pas më shumë se gjashtë javëve.

Dy shpërthimet në Pekin dhe Shangai kanë vënë fokusin te strategjia e Kinës për zero raste me COVID-19 dhe te kapaciteti për të ndalur hovin e infektimeve.

Kina ka regjistruar 1,100 raste të reja me koronavirus të hënën, ka thënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Prej tyre, rreth 800 janë regjistruar në Shangai dhe 52 në Pekin.

Numri i infektimeve të reja në Shangai ka rënë tash e dy javë, mirëpo autoritetet kanë hequr gradualisht kufizimet, gjë që ka zemëruar banorët.

XS
SM
MD
LG