Ndërlidhjet

Vdes Pele, legjenda braziliane e futbollit


Legjenda braziliane e futbollit, Pele.
Legjenda braziliane e futbollit, Pele.

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ndoshta lojtari më i mirë në histori, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, raporton BBC.

Vitet e fundit ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës.

Pele u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021. Por, një vit më vonë, në fund të nëntorit 2022, ai u shtrua përsëri në spital.

Vajza e tij, Kely Nascimento, i ka informuar adhuruesit për gjendjen e babait të saj me përditësime të rregullta në rrjetet sociale nga spitali.

Të enjtën ajo postoi një fotografi ku shihen duartë e familjes në trupin e tij në spital dhe shkroi: "Gjithçka që jemi është falë jush. Të duam pafundësisht. Pusho në paqe".

Pele, emri i vërtetë i të cilit ishte Edson Arantes do Nascimento, ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 gola në 1.363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit.

I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tri herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

XS
SM
MD
LG