Mbetjet e uraganit Ida shkaktuan shira të furishëm dhe përmbytje në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet raportuan për së paku nëntë viktima në Nju Jork dhe Nju Xhërsi.
Qyteti i Nju Jorkut shpalli gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshje rekorde të shiut.
Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po përjeton një ngjarje historike të motit”, me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.
Pamjet në mediat sociale treguan sasi të mëdha uji që derdheshin në stacionet e metrosë dhe në shtëpitë e njerëzve.
Shteti i Nju Xhërsit gjithashtu shpalli gjendje emergjence.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka regjistruar 8 centimetra shi në Parkun Qendror të Nju Jorkut në një orë.
Luizianë
Policia e Nju Jorkut u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg rrugëve, ndërsa Departamenti i Zjarrfikësve tha se po u përgjigjet thirrjeve nga i gjithë qyteti.
Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, po ashtu kërkoi nga banorët që të qëndrojnë brenda.
“Ju lutemi qëndroni jashtë rrugëve sonte dhe lërini reaguesit tanë të parë dhe shërbimet e urgjencës të përfundojnë punën e tyre. Nëse mendoni të dilni jashtë, mos dilni. Qëndroni jashtë metrosë. Qëndroni larg rrugëve. Qëndroni brenda”, shkroi de Blasio në Tëitter.
Pjesa më e madhe e metrosë së qytetit u mbyll, ndërsa shumë shërbime trenash dhe fluturime jashtë Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit u pezulluan.
Gjatë ditës, stuhia goditi edhe Pensilvaninë, Dellauerin, Merillendin dhe Uashingtonin. Erërat lanë pa energji elektrike dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa shirat shkaktuan përmbytje të shpejta.
Në pjesë të Pensilvanisë ranë 22 centimetra shi gjatë një periudhe 48-orëshe.
Në Merillend, një person vdiq dhe një tjetër u zhduk pasi kompleksi i tyre i apartamenteve u përmbyt, duke lënë së paku 150 njerëz pa strehë.
Stuhia tropikale Ida goditi shtetin e Luizinaës të dielën, si uragan i kategorisë 4.
Qindra mijëra shtëpi në Luiziana mbeten pa energji elektrike, ndërsa qyteti Nju Orllins ka vënë orë policore gjatë natës.
Pasojat e uraganit Ida në Luiziana
1/22Theophilus Charles, 70-vjeçar, duke qarë para shtëpisë së tij, të dëmtuar rëndë nga uragani Ida, në Huma. (30 gusht 2021)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/22Autostrada 51 shihet e përmbytur, pasi uragani Ida goditi Lë Plasin. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/22Klubi i xhazit "Karnofsky Shop" shihet i shembur nga uragani Ida, në Nju-Orlins. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/22Dartanian Stovall duke shikuar shtëpinë që u shemb teksa ai ndodhej brenda saj, përderisa Nju-Orlinsin po e godiste uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/22Fran Tribe duke qëndruar bashkë me qenin e saj Dave, para një shtëpie të shkatërruar nga uragani Ida në Huma. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/22Një person duke ecur nëpër ujë në Norko, pas përmbytjes së shkaktuar nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/22Një pemë shihet e rrëzuar në një lagje të përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/22Njerëzit duke reaguar në mes të reshjeve të shiut në një rrugë të përmbytur pas goditjes së Lë Plasit nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/22Një person duke përdorur një litar në përpjekje për të nxjerrë një veturë të përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/22Një flamur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shihet i ulur në gjysmështizë, pranë një shtëpie të shkatërruar nga uragani Ida, në Litëll Kaju. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/22Një burrë duke ecur para një shtylle të dëmtuar elektrike, në një rrugë në Nju-Orlins, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
12/22Rrugët shihen të përmbytura në Kener, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
13/22Ndërtesat dhe automjetet shihen të dëmtuara në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
14/22Një shtyllë elektrike shihet e dëmtuar në Kener, pranë pemëve të shkulura, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
15/22Një helikopter shpëtimi duke flutuar mbi një rrugë të përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
16/22Pjesëtarët e një ekipi shpëtimi duke iu ndihmuar njerëzve që të evakuohen, pas goditjes së Lë Plasit nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
17/22Banori Kurt Charpentier duke mbledhur gjethet pas një peme të rrëzuarm si pasojë e uraganit Ida, në Burg. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
18/22Një rrugë shihet e përmbytur në Lë Plas, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
19/22Një djalë duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur, në Nju-Orlins, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
20/22Një burrë duke u kthyer drejt shtëpisë së tij, nëpër një rrugë të përmbytur, pasi ndau një sasi karburanti për gjenerator me fqinjët e tij, në Kat Of, pas goditjes nga uragani Ida. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
21/22Një ndërtesë banimi shihet e djegur, pasi uragani Ida goditi Kenerin. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
22/22Theophilus Charles, 70-vjeçar, duke qëndruar brenda shtëpisë së tij, të dëmtuar rëndë nga uragani Ida, në Huma. (30 gusht)
Uragani i fuqishëm Ida ka lënë pas dëme katastrofike dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Luizianës, ku, si pasojë e tij, disa persona kanë humbur jetën dhe shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Në përmbytje kontribuojnë shumë faktorë, por atmosfera e ngrohtë, e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, i bën më të mundshme reshjet ekstreme.
Bota është ngrohur për rreth 1.2 gradë Celsius qëkur ka filluar epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve të gazrave.