Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Përmbytje shkatërruese në Libi

5
Stuhia e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu shkuli pemët dhe dëmtoi rrugët.

6
Automjete të shkatërruara dhe ndërtesa të dëmtuara në qytetin lindor Derna, rreth 290 kilometra në lindje të Bengazit, Libi.
Kryqi i Kuq i Libisë ka thënë se të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar.
Kryqi i Kuq i Libisë ka thënë se të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar.

7
Një tjetër rrugë në Libi e dëmtuar nga shiu.

8
Vetura të parkuara pranë një rruge të dëmtuar në qytetin Shahhat.