Pamje nga vërshimet në Australi
Banorëve në rrethin e Sidnejit u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkaku i vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një veturë e përmbytur nga shirat, Uindsor, Sidnej, më 5 korrik 2022.

2
Shtëpitë dhe rrugët janë vërshuar nga uji pas daljes nga shtrati të lumit Hawkesbury në Uindsor, Australi, 4 korrik 2022.

3
Një grua duke ecur nëpër ujë nga përmbytjet para një hyrjes së një banese në Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.

4
Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave (SES) në periferi të Uindsorit, Sidnei, Australi, 5 korrik 2022.
Facebook Forum