Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në SHBA


Përmbytjet në Nju Jork. Shtator, 2021.

Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të vdekur së paku 45 persona në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Stuhia shkaktoi shira të rrëmbyeshëm mbrëmjen e 1 shtatorit dhe mëngjesin e 2 shtatorit, nga Merillendi deri në Nju Jork.

Shumica e viktimave pësuan pasi përmbytjet morën makinat e tyre.

Disa u mbytën edhe në bodrumet e apartamenteve.

Së paku 23 persona vdiqën në Nju Xhërsi dhe 12 në Nju Jork.

Dy shtetet shpallën gjendje emergjence.

Stuhia tropikale Ida goditi shtetin e Luizinaës të dielën, si uragan i kategorisë 4, duke shkaktuar përmbytje masive dhe shkatërrime të gjera.

Së paku 10 persona humën jetën në Luiziana, Misisipi dhe Alabama.

Gati një milion familje janë ende pa energji elektrike në Luiziana.

Video:

Uragani Ida përmbyt pjesë të Nju Jorkut
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

XS
SM
MD
LG