Ndërlidhjet

Përpjekje të shtuara për të penguar publikimin e librit të Boltonit


Ish-këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur kërkesë në gjykatën federale amerikane për të bllokuar publikimin e librit të ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, pasi disa pjesë të librit janë publikuar në tri gazeta të mëdha.

Kërkesa urgjente e 17 qershorit, ka qenë e dyta në dy ditë që ka bërë administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duke tentuar të bllokojë librin, me arsyetimin se në të ka informacion të klasifikuar, i cili do të dëmtonte sigurinë kombëtare.

Në kërkesën e Departamentit të Drejtësisë është pretenduar se Bolton “në mënyrë të njëanshme ka vendosur të braktisë procesin e rishikimit të librit para publikimit, për të cilin është pajtuar më parë, dhe se synon të publikojë informacion të klasifikuar, me qëllim të përfitimit nga libri i tij”.

Kjo kërkesë është dërguar në një gjykatë federale në Uashington dhe kërkon mbajtjen e një seance më 19 qershor.

Libri pritet të publikohet më 23 qershor, mirëpo disa pjesë të përjetimeve të Boltonit si këshilltar i Trumpit për 17 muaj, janë publikuar në të përditshmet amerikane, Washington Post, The New York Times, dhe Wall Street Journal.

Në mesin e tyre përmendet se Trump i ka kërkuar ndihmë presidentit kinez, Xi Jinping për t’u rizgjedhur president dhe se Trump ka mbështetur verbalisht ndërtimin e kampeve të ndalimit për ujgurët.

Bolton ka thënë se kërkesa e Trumpit për ndihmë ndaj presidentit kinez dhe komentet për ujgurët kanë ndodhur gjatë darkës së organizuar në Samitin e 20 vendeve më të industrializuaara në Osaka, në qershor të vitit të kaluar.

Trump dhe Xi gjatë samitit në Osaka të Japonisë.
Trump dhe Xi gjatë samitit në Osaka të Japonisë.

Ai ka thënë se Trump ka përmendur kapacitetet ekonomke të Kinës për të ndikuar në fushatë, përpara se “t’i kërkonte presidenitit kinez që të sigurohej se do të fitonte”, duke theksuar rëndësinë e fermerëve dhe rritjen e blerjeve kineze të sojës dhe grurit, në rezultatin zgjedhor.

Trump është përgjigjur, duke e quajtur Boltinin “gënjeshtra” në një intervistë në Wall Street Journal. Në një tjetër intervistë për Fox News, Trump ka thënë se Bolton ka shkelur ligjin, duke përfshirë informacion të klasifikuar në librin e tij.

Përfaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer ka thënë se ai ka marrë pjesë në takimin në mes të Trumpit dhe Xi-së në G20, mirëpo nuk ka dëgjuar kurrë që Trump i ka kërkuar presidentit kinez, blerje të produkteve bujqësore, për të siguruar se do të fitonte në zgjedhje.

“Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka ndodhur kurrë. Unë kam qenë aty. Nuk më kujtohet çfarë ka ndodhur. Nuk besoj se është e vërtetë. Nuk e besoj se ka ndodhur” ka thënë Lighthizer, në një seancë në Senat.

Lighthizer ka thënë se zyrtarët kinezë kanë përsëritur vazhdimisht përkushtimin e tyre për të blerë më shumë mallra amerikane, sipas fazës së parë të marrëveshjes tregtare të nënshkruar në muajin janar.

Bolton ka thënë se komentet për ujgurët janë bërë kur kanë qenë prezentë vetëm përkthyesit.

“Xi i ka treguar Trumpit pse është duke ndërtuar kampe të koncentrimit në Ksinjang. Sipas përkthyesit, Trump ka thënë se Xi duhet të vazhdojë punën, duke besuar se është gjëja e duhur”.

"Kampe përqendrimi" për myslimanët në Kinë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:11:12 0:00

Bolton ka thënë se diskutimet mes këtyre dy liderëve në G20 kanë qenë disa prej bisedave të shumta, që për të kanë qenë shqetësuese, duke shtuar se Kongresi është dashur që të zgjerojë shkallën e hetimeve për shkarkim.

Procesi për shkakrkim të Trumpit, që ka përfunduar me shfajësimin e tij më herët gjatë këtij viti, ka supozuar se presidenti amerikan ka tentuar të sigurojë ndihmën e Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik, ish- nënpresidentin Joe Biden.

Copëza nga libri

Disa pjesë të publikuara të librit nisin me takmin mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe një zyrtari të lartë kinez në Havaje, për të diskutuar një varg çështjesh, duke nisur nga tregtia e deri të koronavirusi.

Takimi i Pompeos me zyrtarin e lartë të Partisë Komuniste Kineze, Yang Jiechi, është kontakti i parë i raportuar me të, prej kur ata kanë diskutuar për koronavirus përmes telefonit në muajin prill.

Këto diskutime kanë ardhur teksa një numër çështjesh kontestuese, duke përfshirë menaxhimin e koronavirusit nga ana e Kinës, kanë dëmtuar lidhjet në mes të dy rivalëve strategjikë dhe ekonomive më të mëdha në botë.

Media shtetërore kineze ka thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për të vepruar drejt zbatimit të një konsensusi të arritur nga liderët e tyre, dhe janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin dhe komunikimin.

Truump, publikisht, ka kërkuar qasje më të ashpër ndaj Pekinit, një ndër pikat kyçe të politikës së jashtme amerikane në këtë vit zgjedhor.

Më 17 qershor, ai ka nënshkruar në projektligj që sanksionon zyrtarët kinezë të përfshirë në ndalimin e gati 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera në provincën Ksinjiang nëpër kampe të koncentrimit, me arsyetimin se ato janë ndërtuar për të luftuar ekstremizmin.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG