Përplasje vdekjeprurëse e trenave në Greqi
Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.
10
Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se situata ka qenë tepër e rëndë.
11
“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë një udhëtar Stergios Minenis, i cili ka arritur të dalë nga treni.