Ndërlidhjet

Të paktën 20 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut


Zyrtarë policorë në Afrikën e Jugut.
Zyrtarë policorë në Afrikën e Jugut.

Të paktën 20 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në Afrikën e Jugut.

Trupat janë gjetur në tavernën Enyobeni në orët e para së të dielës dhe dhjetëra persona tjerë besohet se janë të plagosur.

“Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar teksa po flasim”, ka thënë një zëdhënës i policisë për kanalin afrikan, Newzroom.

“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë spekulime në këtë fazë”, kanë thënë zyrtarët.

Është raportuar se familjarët e viktimave nuk kanë arritur të shohin trupat e viktimave.

Një numër i madh i personelit të emergjencës gjendet në skenën e incidentit.

XS
SM
MD
LG