Shtretërit e rinj në Klinikën e porsarinovuar të Onkologjisë në Prishtinë, 20 maj 2024.
Rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, qendrës së vetme në Kosovë për trajtimin e pacientëve të prekur me kancer, është përuruar të hënën pas një investimi mbi gjysmë milion euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se klinika është “transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët dhe infermierët... por, para së gjithash, për pacientët”.
Klinika, e cila është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, tani i ka 60 shtretër, nga 45 sa kishte para rinovimit, tha Kurti.
Shpeshherë, pacientët në këtë klinikë presin në radhë me orë të tëra për të gjetur shtrat për të marrë kimioterapi.
Numri i shtretërve do të rritet në 110 në të ardhmen, sipas kryeministrit.
Radio Evropa e Lirë raportoi verën e kaluar për dëmet e mëdha që shiu ia kishte shkaktuar kësaj klinike në gusht.
Shiu shkakton dëme në Onkologji
1/10Tavani në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pësoi dëme si pasojë e rreshjeve të shiut.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
2/10Dy kompani janë duke punuar në renovimin e kulmit, por nuk kanë arritur që ta mbulojnë atë me kohë dhe shiu i fundjavës së shkuar ka depërtuar brenda Onkologjisë.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
3/10Dokumente të ndryshme për pacidentët janë dëmtuar si pasojë e shiut.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
4/10Shiu ka shkaktuar dëme të ndryshme brenda Klinikës së Onkologjisë, përfshirë edhe rreth paneleve ndriçuese.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
7/10Shiu ka shkaktuar dëme edhe në kuzhinën e klinikës, nga ku ushqehen pacientët me kancer, të shtrirë në Onkologji.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
8/10Përveç mureve, dëme kanë pësuar edhe kompjuterët e tavolinat në zyrat e Onkologjisë.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
9/10Kompanitë që po bëjnë punimet në Onkologji, janë zotuar se do të sanojnë dëmet.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
10/10Pavarësisht dëmeve, pacientët po vazhdojnë të trajtohen në Onkologji.
Si pasojë e reshjeve të shiut fundjavën që shkoi (5 dhe 6 gusht), në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë shkaktuar dëme. Por, pavarësisht zotimeve se dëmet do të sanohen, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe pacientët po detyrohen që të marrin terapinë në kushte të tilla.
Previous slide
Next slide
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se nuk do të ketë më listë të pritjes për pacientët që kërkojnë shërbime në këtë klinikë.
“Jam shumë i lumtur që në një klinikë kaq të rëndësishme dhe jetike... pacientët tash e tutje do të marrin shërbime shumë ma cilësore, pa listë të pritej dhe me qasje në barna esenciale”, tha Vitia.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 u kontrolluan 30.000 persona në Onkologji, ndërsa janë konfirmuar 1.224 raste të reja me kancer.
Në këtë klinikë, në vitin 2022 ishin kontrolluar apo kishin marrë shërbime 47.351 persona, ndërkaq 1.736 ishin raste të reja.
Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera të nevojshme për ta.
Brenda 24 orëve, aty mesatarisht marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.