Ndërlidhjet

Pesë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga incidenti në Uiskonsin të SHBA-së


Një automjet u fut në një paradë Krishtlindjesh në shtetin amerikan të Visconsin të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar "disa viktima" dhe duke plagosur më shumë se 20 persona, tha policia.

Pesë persona u vranë dhe të paktën 40 u plagosën, përfshirë shumë fëmijë, kur një veturë kaloi nëpër një paradë të Krishtlindjeve në shtetin amerikan të Uiskonsinit, tha policia.

Numri i viktimave dhe i të plagosurve mund të jetë më i lartë.

Shefi i policisë lokale, Dan Thompson, tha se një i dyshuar tashmë ishte vendosur në paraburgim pas incidentit në qytetin Uaukesha.

“Në këtë moment, ne mund të konfirmojmë se pesë persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar”, tha Departamenti i Policisë në Facebook.

"Megjithatë, shifrat mund të ndryshojnë derisa po marrim më shumë informacione. Shumë njerëz janë vetëtransportuar në spitalet e rajonit", tha policia.

Pamjet e postuara në internet treguan veturën e kuqe duke lëvizur nëpër paradën e Krishtlindjeve më 21 nëntor pasdite.

Videot treguan disa qytetarë që nxitonin për të ndihmuar viktimat e plagosura, ndërsa në sfond dëgjoheshin britma dhe të qara.

Thompson tha se nuk ishte e qartë nëse incidenti kishte "lidhje me terrorizmin".

I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një vend tjetër kur u përplas me njerëzit në paradë, tha për CBS News një zyrtar i sigurisë i njohur me hetimet.

Policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë.

Departamenti i policisë së qytetit më vonë tha se shkollat publike të Uaukesha do të mbylleshin të hënën.

Për kryebashkiakun e Uaukesha, Shawn Reilly, kjo është një kohë "traumatike" për qytetin.

“Zemra ime është për të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i pakuptimtë”, tha ai.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, është njoftuar menjëherë për incidentin.

"Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër situatën në Vaukesha dhe zemrat tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm. Ne kemi kontaktuar me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të ofruar çdo mbështetje dhe ndihmë sipas nevojës", tha ky zyrtar.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Në vitin 2015, katër persona u vranë dhe 46 u plagosën në Stilluater, të Oklahomas, pasi një grua hyri me makinë në një turmë ndërsa në vitin 2016, një kamion u fut qëllimisht në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke vrarë 12 persona.

Sulmi në Berlin ishte i lidhur me grupin terrorist Shtetin Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG