Ndërlidhjet

Pfizer identifikon versione të rreme të vaksinës kundër koronavirusit


Një dozë vaksine kundër koronavirusit e kompanive Pfizer/BioNTech.

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer ka thënë se ka identifikuar versione të rreme të vaksinës së saj kundër koronavirusit, në Meksikë dhe Poloni.

Dozat janë konfiskuar nga autoritetet në të dyja shtetet dhe është konfirmuar përmes testeve se janë të rreme.

Në Meksikë, ato kanë qenë me ambalazhe false, derisa në Poloni besohet se substanca në vaksina ka qenë për trajtim të rrudhave, ka thënë Pfizer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vaksinat e rreme “përbëjnë rrezik serioz në shëndetin publik global”.

Ajo ka bërë thirrje për identifikim të këtyre vaksinave dhe largim nga tregu.

Ministria e Shëndetësisë së Polonisë ka thënë të mërkurën se rreziku i dozave të rreme, që kanë qarkulluar ka qenë “praktikisht joekzistent”, pasi askush nuk e ka marrë një të tillë.

XS
SM
MD
LG