Ndërlidhjet

Largohen palestinezët e parë nga Gaza për në Egjipt

Njerëzit kalojnë nëpër një portë hyrëse në pikën kufitare Rafah në Egjipt në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023.
1/11 Njerëzit kalojnë nëpër një portë hyrëse në pikën kufitare Rafah në Egjipt në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët kalojnë në anën egjiptiane të pikës kufitare me Rripin e Gazës të mërkurën, 1 nëntor 2023. në Rafah. 
2/11 Palestinezët kalojnë në anën egjiptiane të pikës kufitare me Rripin e Gazës të mërkurën, 1 nëntor 2023. në Rafah. 
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit duke hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor kur u hap kalimi për në Egjipt për herë të parë që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor.
3/11 Njerëzit duke hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor kur u hap kalimi për në Egjipt për herë të parë që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit qëndrojnë hipur mbi gjësendet e ngarkuara në një automjet të vjetër në Rafah.
4/11 Njerëzit qëndrojnë hipur mbi gjësendet e ngarkuara në një automjet të vjetër në Rafah.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pas përkeqësimit të rrethanave, 110 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
5/11 Pas përkeqësimit të rrethanave, 110 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare tha se plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt. 
6/11 Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare tha se plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt. 
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta.
7/11 Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndihmësmjekët e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë duke kontrolluar dokumentet e udhëtimit të një personi gjatë kalimit në Egjipt në pikën kufitare Rafah në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023. 
8/11 Ndihmësmjekët e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë duke kontrolluar dokumentet e udhëtimit të një personi gjatë kalimit në Egjipt në pikën kufitare Rafah në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023. 
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një gazetar qëndron pranë ndërsa autoambulancat e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë kalojnë portën për të hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.
9/11 Një gazetar qëndron pranë ndërsa autoambulancat e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë kalojnë portën për të hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët me shtetësi të dyfishtë në pikën kufitare Rafah me Egjiptin më 1 nëntor 2023.
10/11 Palestinezët me shtetësi të dyfishtë në pikën kufitare Rafah me Egjiptin më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë i plagosur qëndron shtrirë brenda një autoambulance në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.
11/11 Një burrë i plagosur qëndron shtrirë brenda një autoambulance në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt, përderisa sulmet izraelite goditën një kamp refugjatësh për të dytën ditë me radhë.

Pas përkeqësimit të rrethanave, 110 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.

Ky autoritet tha se plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt. Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta.

Edhe pse bombardimet kanë detyruar dhjetëra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe furnizimet me ujë, ushqim dhe karburante janë pakësuar, askush deri më tani nuk ishte lejuar që të largohej nga enklava, përveç katër pengjeve të liruara nga Hamasi. Edhe një peng u shpëtua nga forcat izraelite më herët gjatë javës. Por, një marrëveshje duket se është arritur më 1 nëntor.

Ndërkaq, Al-Jazeera dhe disa media të tjera që ende po raportojnë nga veriu i Gazës, kanë publikuar pamje të shkatërrimeve në kampin e refugjatëve Xhabalia, afër qytetit të Gazës, duke raportuar për disa të plagosur përfshirë edhe fëmijë. Qeveria e udhëhequr nga Hamasi tha se sulmi ka vrarë dhe plagosur shumë persona, por numri i saktë i viktimave ende nuk dihet.

Izraeli tha se nga sulmet ajrore që kreu në kamp u vranë dhjetëra militantë, përfshirë edhe një komandant të lartë të Hamasit, që kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën. Izraeli tha se në sulmet ajrore u shkatërruan tunele të militantëve palestinezë që gjendeshin nën ndërtesa.

Sulmet ajrore vijnë përderisa trupat tokësore të Izraelit po vazhdojnë operacionet e tyre në periferi të qytetit të Gazës, disa ditë pasi nisën fazën e re të luftës, që liderët izraelitë e kanë përshkuar si të gjatë dhe të vështirë.

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë mobile u ndërprenë të mërkurën, njësoj siç ishin ndërprerë gjatë fundjavës kur hynë trupat tokësore izraelite në Gazë.

Sulmet në Xhabalia paralajmërojnë rritjen e numrit të viktimave në të dyja palët, pasi trupat izraelite po avancojnë drejt periferisë së qytetit të Gazës dhe në zonat e banuara.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se infrastruktura ushtarake e Hamasit, përfshirë qindra kilometra tunele, gjenden në qendër të qytetit, që para luftës ishte shtëpi e afër 650.000 banorësh.

Pse ekzistojnë tunelet nëntokësore në Gazë? Pse ekzistojnë tunelet nëntokësore në Gazë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:19 0:00

Izraeli është zotuar se do të shtypë aftësinë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për ta kërcënuar atë, por ka shtuar se nuk ka në plan që ta ripushtojë territorin, prej të cilit u larguan ushtarët izraelitë dhe kolonët më 2005.

Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona.

Krahu ushtarak i Hamasit tha të martën se planifikon që të lirojë pengje joizraelite gjatë ditëve në vijim. Paraprakisht, Hamasi ka liruar katër pengje dhe ka thënë se është i gatshëm të lirojë të gjitha pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve që gjenden në burgjet në Izrael.

Por, Izraeli ka hedhur poshtë këtë ofertë, teksa më herët gjatë javës forcat izraelite arritën të shpëtonin një ushtare 19-vjeçare të zënë rob nga militantët palestinezë.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG