Ndërlidhjet

Gjashtë të plagosur nga aksidenti ende në trajtim mjekësor në Kroaci


Vendi ku ndodhi aksidenti i autobusit që udhëtonte nga Gjermania në Kosovë pranë Sllavonski Brod, Kroaci, 25 korrik 2021.
Vendi ku ndodhi aksidenti i autobusit që udhëtonte nga Gjermania në Kosovë pranë Sllavonski Brod, Kroaci, 25 korrik 2021.

Gjashtë qytetarë të Kosovës të cilët u plagosën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci ende janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sllovanski Brodit.

Njoftimi është bërë nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate.

“Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët”, thuhet në njoftim.

Më 25 korrik në afërsi të qytetit Sllavonski Brod në Kroaci një autobus që po qarkullonte në linjën Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 10 udhëtarëve. Të plagosur mbetën dhjetëra të tjerë.

Në autobus ndodheshin 67 pasagjerë dhe 2 shoferë.

Pamje nga vendi i aksidentit me autobus në Kroaci
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:52 0:00

Në spitalin "Josip Bençeviq" në Sllavonski Brod kanë marrë ndihmë mjekësore 42 qytetarë.

Një pjesë e të mbijetuarve, pas trajtimit mjekësor, janë dërguar në Kosovë, ndërsa një pjesë në Gjermani.

Shoferi i autobusit ishte ndaluar nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Autoritetet kroate kanë thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar ishte duke vozitur autobusin në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor.

Sipas autoriteteve, shoferi, në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt, nuk ka lëvizur në distancë të mjaftueshme dhe ka përfunduar në sipërfaqen me bar.

Për pasojë, autobusi më pas është rrokullisur.

XS
SM
MD
LG