Ndërlidhjet

REL përtej Kosovës

Brenda qytetit strategjik ukrainas të rrethuar nga forcat ruse

Aktualisht janë rreth 16.000 njerëz që jetojnë në qytetin strategjik të Pokrovskut në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck; 177 prej tyre janë fëmijë. Evakuimi i banorëve vazhdon, ndërsa forcat ruse përparojnë. Një vijë mbrojtjeje është duke u përgatitur rreth Pokrovskut, ndërsa ushtria ruse besohet të jetë vetëm disa kilometra larg qytetit. Por, si jetojnë njerëzit në qytetin e vijës së parë të frontit nën granatimet e vazhdueshme ruse?

Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, vizitoi qytetin strategjik të Pokrovskut që gjendet në rajonin e Donjeckut, për të zbuluar më shumë.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG