Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskoi 400 kg drogë, arrestohen 7 vetë


Lipjan, 17 maj, 2021.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës mbajtën të hënën një konferencë për media, ku konfirmuan konfiskimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë në Lipjan dhe arrestimin e shtatë personave.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kanë konfiskuar 400 kg kokainë, si dhe kanë sekuestruar të holla, vetura dhe gjëra të tjera.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti, tha se janë arrestuar shtatë persona dhe se disa të tjerë janë në kërkim.

"Deri më tani janë arrestuar shtatë persona, shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë", tha ai.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në koordinim me “institucionet e partnerëve tanë” dhe i përgëzoi "pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre".

“Republika e Kosovës, me të gjitha kapacitetet e saj, do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale, që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”, tha Sveçla në një postim në Facebook.

Vendi ku u konfiskua një sasi e konsiderueshme e drogës
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:59 0:00

Ai shtoi se pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës “nuk do të jetë më streha e kriminelëve”.

Më 14 shkurt, Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilat kanë sjellë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje - partinë nga e cila vjen ministri Sveçla.

XS
SM
MD
LG