Policia e Kosovës para ndërtesës komunale në Zveçan. 29 maj 2023.
Policia e Kosovës tha se ruan rendin, teksa grupe të serbëve po protestojnë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Sipas Policisë së Kosovës, protestuesit në Zveçan kanë tentuar të hyjnë “me dhunë në objektin” e kësaj komune.
“Para objektit të komunës së Zveçanit, protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, u tha në njoftimin e Policisë.
Policia ftoi serbët që të protestojnë në mënyrë të qetë “dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme”.
Më 29 maj, serbët janë mbledhur në komunat në veri për të kundërshtuar zgjedhjen e kryetarëve të rinj shqiptarë. Ata edhe më 26 maj, kishin tentuar që të parandalonin hyrjen e kryetarëve në zyrat e tyre, por ishin përleshur me policinë, e cila kishte përdorur shok-bomba dhe gaz lotsjellës.
Të hënën në veriun e Kosovës është parë shtim i pranisë së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat i ka cilësuar “të dhunshme” dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që të shmangin hapa “të njëanshëm dhe destabilizues”.
Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.
Tensione në veri
1/20Serbët duke protestuar në Zubin Potok më 29 maj.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
2/20Grupe të serbëve lokalë dhe përfaqësues të Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - të mbledhur para ndërtesës së komunës në Zveçan.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
3/20Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke biseduar me pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan. Ai i ka kërkuar KFOR-it që të mos lejojë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat komunale dhe të tërhiqen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
4/20Pjesëtarë të Policisë së Kosovës para ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
5/20Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesës komunale në Zveçan. Ata gjenden atje që nga 26 maji, kur u rritën tensionet në veri, pas hyrjes në ndërtesat komunale të tkryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
6/20Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e mbledhura në Zveçan.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
7/20Pjesëtarët e KFOR-it kanë vendosur disa gardhe metalike afër ndërtesës komunale në Leposaviq.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
8/20Një makinë e blinduar e KFOR-it në rrugët e Zubin Potokut.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
9/20KFOR ka shtuar praninë në tri komunat në veri të Kosovës.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
10/20Pjesëtarët e KFOR-it në rrugët e Leposaviqit.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
11/20Forca të shtuara të NATO-s në veri. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë "hapa të njëanshëm dhe destabilizues".
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
12/20Pjesëtar të KFOR-it në rrugët e Zubin Potokut.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
13/20Disa makina të KFOR-it para ndërtesës së komunës së Zubin Potokut.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
14/20Një autoblindë e njësive speciale të Policisë së Kosovës në rrugët e Zveçanit.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
15/20Pjrsëtarë të Policisë së Kosovës para ndërtesës së komunës së Zubin Potokut.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
17/20Kordoni i sigurisë së Policisë së Kosovës para ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
19/20Në Zveçan, janë parë makina me simbolin Z, që është përdorur nga trupat ruse gjatë pushtimit të Ukrainës dhe nga mbështetësit e Moskës.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
20/20Në një autoblindë të Policisë së Koosvës, protestuesit serbë kanë vizatuar një simbol nacionalist serb.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.
Previous slide
Next slide
Zgjedhjet lokale në veri u mbajtën më 23 prill të këtij viti, pasi nëntorin e kaluar, krerët e katër komunave veriore, nga Lista Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - dhanë dorëheqje.
Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.