Polonia thotë se Bjellorusia e shkeli hapësirën e saj ajrore, çon më shumë ushtarë në kufi
Polonia thotë se Bjellorusia e shkeli hapësirën e saj ajrore, çon më shumë ushtarë në kufi
Fotografi ilustruese
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka thënë se helikopterët luftarakë të Bjellorusisë që kryen ushtrime ushtarake afër kufirit, e kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë më 1 gusht.
Ministria tha në një komunikatë se i ngarkuari me punë i Bjellorusisë do të thirret në Ministrinë e Jashtme të Polonisë për t’i shpjeguar rrethanat e incidentit.
Në komunikatë thuhej se helikopterët bjellorusë kaluan në hapësirën ajrore polake në një lartësi shumë të ulët, duke e bërë të vështirë detektimin e tyre.
"Diçka do të ndodhë": Frikë në Poloni teksa Wagner trajnon trupat bjelloruse pranë kufirit
1/10Kjo fotografi, e cila është pubikuar nga disa media ruse dhe bjelloruse më 20 korrik, shfaq pamje të një ushtari rus nga grupi mercenar Wagner, duke e pilotuar një dron në rajonin Brest në perëndim të Bjellorusisë.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
2/10Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Bjellorusisë, fotografitë tregojnë trupat bjelloruse, përfshirë këta ushtarë që operojnë me granatahedhës automatikë, duke u trajnuar nga ushtarët e grupit mercenar Wagner "më pak se 5 kilometra" nga kufiri me Poloninë.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
3/10Një tabelë në polonisht paralajmëron se kufiri me Bjellorusinë është afër, pranë lumit Bug, më 20 korrik.
Më 20 korrik, gazetarët e Reuters-it nga ana polake afër fshatit Kolpin-Ogrodniki, raportuan se kishin dëgjuar të shtëna armësh nga territori bjellorus.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
4/10Në Kolpin-Ogrodniki, Agata Moroz u përlot teksa u tha gazetarëve të agjencisë Reuters, "të gjithë thonë se diçka do të ndodhë, se diçka do të ndodhë patjetër".
"Kam frikë. Unë kam një djalë në ushtri. Ai është ushtar. Unë jam e brengosur për të. Kam nipa e mbesa. Burri im është me nevoja të veçanta. Më së shumti shqetësohem për ta", u shpreh Moroz.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
5/10Banorë të tjerë të fshatit polak pohuan se kishin dëgjuar helikopterë që fluturonin kohët e fundit mbi terren pranë kufirit me Bjellorusinë.
Që nga viti 1999, Polonia është pjesë e NATO-s.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
6/10Një ushtar bjellorus duke përdorur një granatahedhës.
Varshava njoftoi më 20 korrik se do të zhvendoste njësitë ushtarake në kufirin lindor të Polonisë, veçanërisht për shkak të pranisë së ushtarëve të grupit mercenar Wagner në Bjellorusi.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
7/10Ushtarët bjellorusë dhe ata të grupit Wagner në një automjet të blinduar në një terren stërvitor në rajonin e Brestit të Bjellorusisë.
Në një postim në kanalin Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë, një ushtar u raportua të thoshte se luftëtarët e Wagnerit "na tregojnë vazhdimisht metoda të reja dhe ndajnë përvojat e tyre nga operacionet luftarake".
"Nuk ka shumë kohë për rikuperim, por na duhet sepse kjo përvojë është shumë e madhe", ka thënë ushtari në kushte anonimiteti.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
8/10Pamje satelitore të një baze ushtarake në Tsel, Bjellorusi, më 16 korrik. Vendi besohet të jetë kampi kryesor i luftëtarëve të grupit Wagner, pasi grupi mercenar rus braktisi një kryengritje kundër udhëheqjes ushtarake ruse në qershor të këtij viti.
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
9/10Luftëtarët bjellorusë dhe ata të grupit mercenar Wagner duke u stërvitur pranë kufirit polak.
Një zyrtar polak i quajti stërvitjet e përbashkëta "një provokim të qartë".
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
10/10Një ushtar me flamurin rus të vendosur në helmetë, së bashku me një ushtar tjetër gjatë stërvitjeve të përbashkëta.
Kremlini më 20 korrik u deklarua nëpërmjet zëdhënësit Dmitry Peskov, i cili u tha gazetarëve se zhvendosja e trupave të Polonisë në kufirin e saj lindor ishte "një veprim për shkak të shqetësimit", duke shtuar "agresiviteti i Polonisë është i vërtetë".
Pamjet e publikuara nga media shtetërore ruse dhe bjelloruse tregojnë luftëtarë nga grupi mercenar Wagner që trajnojnë forcat bjelloruse, ndërsa Polonia zhvendos trupat e saj në kufirin lindor. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Previous slide
Next slide
Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, e mblodhi në një takim Komitetin e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, për të biseduar për këtë çështje, ku edhe urdhëroi rritjen e numrit të ushtarëve në kufi, përfshirë edhe helikopterët luftarakë.
Polonia tha se NATO-ja është njoftuar për këtë incident.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se akuzat për shkelje të hapësirës ajrore nga dy helikopterë të ushtrisë bjelloruse “janë të fabrikuara”.
Kjo Ministri tha në Telegram se ato u shpikën nga lidershipi politiko-ushtarak i Polonisë “për ta arsyetuar shtimin e forcave dhe resurseve afër kufirit me Bjellorusinë”.
Polonia, Lituania dhe vendet e tjera në pjesën lindore të NATO-s, kanë shprehur shqetësimin e tyre për një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia, e cila tani strehon mijëra trupa të grupit mercenar, Wagner.
Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha më 29 korrik se një grup prej “100 mercenarëve të Wagner-it” në Bjellorusi janë zhvendosur më afër kufirit polak, duke e quajtur këtë “hap tjetër drejt sulmit hibrid në territorit polak”.