Ndërlidhjet

Polonia arrin marrëveshje për ndërtimin e uzinës së dytë bërthamore


Një uzinë bërthamore në Gjermani. Fotografi ilustruese.
Një uzinë bërthamore në Gjermani. Fotografi ilustruese.

Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që kompania jugkoreane KHNP të ndërtojë uzinën e dytë bërthamore të Polonisë.

Ky njoftim vjen tri ditë pasi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se kompania amerikane, Westinghouse u zgjodh për të ndërtuar uzinën e parë bërthamore të shtetit në Çozevo, në Detin Baltik.

Marrëveshja e 31 tetorit është midis KHNP-së dhe partnerëve nga Polonia PGE dhe ZE Pak, dhe Qeverisë polake.

Kjo uzinë është paraparë të ndërtohet në Patnov.

Qeveria e Polonisë pritet të diskutojë gjatë kësaj jave sa i përket programit civil bërthamor të shtetit.

Varshava për vite të tëra ka planifikuar një program, por çështjet e sigurisë energjetike kanë shtuar urgjencën e një programi civil bërthamor pas tensioneve me Rusinë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës.

Uzina për prodhimin e rrymës nga kompania amerikane Westinghouse parashihet të nisë më 2033.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG