Ndërlidhjet

Polonia sekuestron ndërtesën e shkollës ruse në Varshavë


Ambasada ruse në Poloni
Ambasada ruse në Poloni

Autoritetet polake thanë të shtunën se kanë sekuestruar një ndërtesë të shkollës së mesme pranë ambasadës së Moskës në Varshavë, e destinuar për fëmijët e diplomatëve.

Ky veprim u quajt i paligjshëm nga përfaqësuesit e Rusisë në Poloni.

Të shtunën u bë e ditur se Rusia do të bëjë një protestë zyrtare diplomatike lidhur me këtë veprim.

Përleshja për ndërtesën shumëkatëshe të viteve 70’, e quajtur "foleja e spiunëve" nga qytetarët e Varshavës, vazhdon tash e një vit.

"Kjo ndërtesë i përket bashkisë së Varshavës," i tha AFP-së zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.

Polonia thotë se ka një pabarazi të madhe në numrin e ndërtesave diplomatike që shtetet kishin te njëra-tjetra.

"Ky është një akt i paligjshëm. Një ndërhyrje në një objekt diplomatik," tha i dërguari i Moskës, Sergei Andreyev, për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.

Andrejev tha se kjo ishte një "shkelje e konventës së marrëdhënieve diplomatike të Vjenës".

“Ne e konsiderojmë shkollën nga ambasada si pjesë e misionit tonë diplomatik”, tha ai, duke thënë se mësuesit dhe stafi jetojnë në territorin e asaj ndërtese.

Andreyev tha se shkolla do të vazhdojë të punojë në një pjesë të ndryshme të ambienteve të ambasadës ruse.

“Prioriteti ynë është të garantojmë sigurinë dhe interesat e punonjësve tanë dhe familjeve të tyre”, tha ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 dhe është përballur me sanksione të ashpra nga vendet perëndimore pas kësaj.

XS
SM
MD
LG