Ndërlidhjet

Polonia rrit sigurinë në kufi me Bjellorusinë


Kufiri ndërmjet Bjellorusisë dhe Polonisë.
Kufiri ndërmjet Bjellorusisë dhe Polonisë.

Polonia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë pasi disa video të postuara në rrjetet sociale tregonin qindra migrantë që po shkonin në drejtim të kufirit.

Në njëren nga videot, migrantët mbanin qanta në shpinë dhe ishin të veshur me rroba të dimrit.

Ata po ecnin në një anë të një autostrade me një pankartë të shkruar në gjuhën bjelloruse.

Një video tjetër shfaqte një grup të madh burrash dhe grash të shoqëruar nga persona të armatosur me uniformë ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë shpërndau një video që tregonte një grup migrantësh pranë pikës kufitare Bruzhi-Kuznica.

"Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima", tha zëvendësministri i Jashtëm polak, Piotr Wawrzyk për radion publike polake.

Fotografi e marrë nga një video ku shfaqen qindra migrantë në kufirin ndërmjet Polonisë dhe Bjellorusisë.
Fotografi e marrë nga një video ku shfaqen qindra migrantë në kufirin ndërmjet Polonisë dhe Bjellorusisë.

Në muajt e fundit, mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika janë përpjekur që nga Bjellorusia të hyjnë ilegalisht në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Bashkimi Evropian ka akuzuar diktatorin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, se po krijon krizë më migrantë për t'iu hakmarrë Brukselit për shkak të sanksioneve të vendosura pasi autoritetet bjelloruse goditën opozitën, shoqërinë civile dhe mediat e pavarura pas zgjedhjeve të kundërshtuara presidenciale të vitit të kaluar.

Lukashenka thotë se i ka fituar zgjedhjet mirepo opozita dhe vendet perëndimore nuk e njohin rezultatin dhe thonë se ka pasur manipulime masive.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, më 8 nëntor tha se më shumë se 12.000 ushtarë janë vendosur në kufi.

Ai tha se autoritetet janë "të përgatitura për të mbrojtur kufirin polak".

“Mbrojtja e kufirit është prioriteti ynë”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

Polonia ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në kufi. Ky vend anëtar i Bashkimit Evropian gjithashtu ka vendosur rrethoja me tela për të frenuar fluksin e migrantëve që kalojnë nga Bjellorusia.

Ligjvënësit polakë kanë miratuar gjithashtu ndërtimin e një muri prej 407 milionë dollarësh në kufirin e lindor.

XS
SM
MD
LG