Ndërlidhjet

Polonia rekruton numër “rekord” të ushtarëve pas pushtimit rus të Ukrainës


Ushtarët polakë marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake Anaconda-14 të Forcave të Armatosura Polake dhe NATO-s në një zonë trajnimi ushtarak në Orzysz. Fotografi ilustruese.
Ushtarët polakë marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake Anaconda-14 të Forcave të Armatosura Polake dhe NATO-s në një zonë trajnimi ushtarak në Orzysz. Fotografi ilustruese.

Forcat e armatosura të Polonisë kanë rekrutuar numrin më të madh të ushtarëve që nga viti 2008, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka ngjallur interes më të madh për të mbrojtur atdheun.

Polonia rekrutoi më shumë se 13.500 ushtarë profesionistë vitin e kaluar, tha më 28 janar ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Numri është i barabartë me rreth 8 për qind të totalit të forcave të armatosura të Polonisë prej 164.000 trupash.

Polonia, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, synon të rrisë numrin e forcave të saj të armatosura në 300.000 ushtarë profesionistë gjatë viteve të ardhshme.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Polonia e ka ndihmuar këtë shtet me armatim, duke dërguar edhe rreth 250 tanke.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG