Britania hedh poshtë deklaratat e Putinit për eksportet e grurit ukrainas
Britania hedh poshtë deklaratat e Putinit për eksportet e grurit ukrainas
Toka të mbjella me grurë në Ukrainë.
Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin se vetëm një pjesë e grurit të eksportuar nga Ukraina është duke arritur në vendet e varfra, nuk janë të vërteta, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.
Pa ofruar të dhëna, Putin ka thënë më 7 shtator se vetëm dy prej 87 anijeve me rreth 60.000 tonë të produkteve, kanë shkuar në vendet e varfra.
Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës, për eksportimin e grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi, është ndërmjetësuar javë më parë nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Duke cituar të dhënat e OKB-së, ministria britanike ka thënë më 11 shtator se rreth 30 për qind e eksporteve të grurit janë dërguar në shtetet me të ardhura të mesme apo të ulëta në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.
Gruri ukrainas digjet në kohën e krizës ushqimore
1/9Një ushtar ukrainas kalon pranë një fushe të mbjellë me grurë e përfshirë nga flakët. Fotografia është realizuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, afër vijave të frontit.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
2/9Zjarri përfshin një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit më 17 korrik. Zjarre të tilla janë bërë më të shpeshta, teksa dielli i verës po thanë fushat e mbjella me grurë.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
3/9Një fotografi e realizuar më 8 korrik tregon shkatërrimin e një fushe me grurë në afërsi të Siverskut, në rajonin e Donjeckut. Zjarret në fushat e grurit mund të shkaktohen lehtë edhe nga shpërthimet ose nga copëzat e ndezura të artilerisë.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
4/9Forcat ruse po ashtu janë akuzuar se qëllimshëm po shënjestrojnë industrinë ushqimore në Ukrainë. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitarë se si kjo depo e farave të lulediellit u dogj më 31 maj. Ushtarët ukrainas pretenduan se kjo depo u sulmua me artileri.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
5/9Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
6/9Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
7/9Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
8/9Një fermer ukrainas në rajonin e Dnipropetrovskit, shikon se si pjesë të arave të tij të mbjella me grurë digjen si rezultat i luftimeve më 4 korrik. Vladimir Putin më 19 korrik u takua me Erdoganin në Ukrainë dhe pjesë e agjendës së bisedimeve është edhe çështja e hapjes së një korridori të mundshëm të eksportit përmes Detit të Zi.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
9/9Një fushë gruri duke u djegur më 17 korrik. Bashkimi Evropian raportohet se do të tërhiqet nga disa aspekte të sanksioneve kundër Rusisë, që mund të kenë kufizuar eksportet e ushqimeve, duke rritur presionin mbi furnizimet globale dhe çmimet.
Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.
Previous slide
Next slide
Ministria britanike ka akuzuar Rusinë për dezinformim të qëllimshëm për t’i ikur fajit që ka për situatë të pasigurt me ushqime në botë, pas nisjes së luftës së Ukrainë.
Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.
Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.
Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.