Ndërlidhjet

Pritje të gjata në pikat kufitare


Pikëkalimi kufitar në Merdarë. Foto nga arkivi.

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit për në vendet ku jetojnë, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin.

Gjatë ditës është raportuar nga dy deri në shtatë orë pritje.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, Dheu i Bardhë, Mutivodë dhe Jarinje.

Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.

XS
SM
MD
LG