Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Tensione në Gaza teksa palestinezët varrosin të vrarët


Rripi i Gazës, 14 maj, 2018.

Në Gaza sot po varrosen 58 personat e vrarë të hënën, gjatë përleshjeve mes trupave izraelite me protestuesit palestinezë.

Në këtë ditë po ashtu shënohet 70-vjetori i asaj që palestinezët e quajnë “Nakba” apo “Katastrofa”, që shënon zhvendosjen masive të palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit.

Ushtria izraelite ka thënë se janë të përgatitur për konfrontime të mëtejme sot.

Por, grupet palestineze kanë lënë të kuptohet se ata do të ndërpresin protestat, raporton BBC.

Protestat e 14 majit u zhvilluan në kohën kur Shtetet e Bashkuara hapën amabsadën në Jerusalem.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se në protestat e 14 majit, po ashtu janë plagosur 2,700 persona.

Izraeli ka njoftuar se 40 mijë palestinezë morrën pjesë “në trazirat e dhunshme”, ndërkaq, kryeministri Benjamin Netanyahu mbrojti vendimin për të përdorur forcë, duke thënë se “çdo shtet e ka për obligim që të mbrojë kufinjtë e tij”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah ka thënë se “përgjegjësia për këto vdekje tragjike bie te Hamasi”.

“Hamasi qëllimshëm dhe me cinizëm ka provokuar këtë përgjigje”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara hapën ambasadën në Jerusalem në 70-vjetorin e shtetit të Izraelit.

Ivanka Trump dhe Sekretri i Thesarit, Steven Mnuchin gjatë hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem. 14 maj, 2018
Ivanka Trump dhe Sekretri i Thesarit, Steven Mnuchin gjatë hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem. 14 maj, 2018

Presidenti i Autoritetet Palestinez, Muhamud Abbas, ndërkaq, ka dënuar përdorimin e dhunës, duke e quajtur këtë ngjarje si “masakër” të kryer nga forcat izraelite dhe ka shpallur tre ditë zie.

Protestat e 14 majit ishin më të përgjakshmet që prej luftës në Gaza më 2014. Ato ishin pjesë e protestave që palestinezët kanë organizuar për gjashtë javë me radhë, që i kanë quajtur “Marshi i Madh i Rikthimit”, pasi palestinezët dëshirojnë të kthehen në territoret, që tashmë i takojnë Izraelit.

Palestinezët kundërshtojnë hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Shefi për të drejtat e njeriut i OKB-së, Zeid Ra’ad al-Huessein ka shprehur “zemërim për shkeljen e të drejtave të njeriut”, nga forcat izraelite.

Ndërkaq, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar forcat izraelite për “gjenocid” ndërkaq Izraeli ka thënë se është “shtet terrorist”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet që të mblidhet për të diskutuar për dhunën në Gaza.

Mbledhja është thirrur nga Kuvajti, por ende nuk është e qartë çfarë vendimi pritet të merret në këtë mbledhje.

Shtetet e Bashkuara bllokuan një deklaratë të propozuar nga Kuvajti, në të cilën kërkohej “hetim i pavarur dhe transparent”, për protestat vdekjeprurëse në Gaza.

Një palestinez mban flamurin kombëtar, teksa tymi mbulon qiellin, gjatë përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite në kufirin Gaza-Izrael. 14 maj, 2018
Një palestinez mban flamurin kombëtar, teksa tymi mbulon qiellin, gjatë përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite në kufirin Gaza-Izrael. 14 maj, 2018

Në dhjetor, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se e njeh Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, vendim ky që nxiti reagime të shumta.

SHBA vendosi veton mbi një rezolutë në Kombet e Bashkuara, ku kërkohej që Trump të anulonte vendimin e tij për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët thonë se Jerusalemi Lindor do të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
XS
SM
MD
LG