Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Greva e përgjithshme mbyll dyer gjithandej Serbisë

1
Studentët duke protestuar në Beograd në ditën e grevës së përgjithshme, ku shumë biznese mbyllën dyert.

2
Studentët kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete dhe dy seli universitetesh, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave, të shkaktuar nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad që ndodhi më 1 nëntor 2024.

3
Ashtu si ditët e mëparshme, në Beograd, por edhe në mbarë Serbinë, u mbajt aksioni “15 minuta heshtje” në nderim të të vrarëve nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

4
Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme duke protestuar në qendër të Beogradit.
Studentët u bënë thirrje qytetarëve që më 24 janar të mos shkojnë në punë dhe të mos marrin pjesë në asnjë blerje dhe transaksion tjetër financiar.
Studentët u bënë thirrje qytetarëve që më 24 janar të mos shkojnë në punë dhe të mos marrin pjesë në asnjë blerje dhe transaksion tjetër financiar.