Protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës

Protesta e mbajtur në Prishtinë më 5 prill kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Grupi “Asnjë Cent ma Shumë” ka organizuar protestë në Prishtinë më 5 prill, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Duke mbajtur në duar parulla sikurse: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”, qytetarë të mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundërshtuan kërkesën nga kompanitë e energjisë për rritjen e tarifave të energjisë për 15 për qind.
Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë
1/11
Qytetarët protestuan më 5 prill në Prishtinë kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
2/11
Duke brohoritur "asnjë cent më shumë" dhe duke mbajtur në duar parulla të ndryshme, protestuesit kundërshtuan kërkesën drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji nga kompanitë e energjisë në Kosovë për rritjen e tarifës për energji për 15 për qind.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
3/11
Pasi fillimisht protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, protestuesit marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
4/11
Grupi "Asnjë Cent ma Shumë", që organizoi protestën, paralajmëroi protesta të reja, nëse ZRRE-ja merr vendim më 11 prill për shtrenjtimin e tarifës për rrymë.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
5/11
Organizatorët e protestës thanë se në kohën kur është paralajmëruar një valë e shtrenjtimit të produkteve ushqimore dhe të shërbimeve, qytetarët e Kosovës nuk meritojnë që të paguajnë asnjë taksë më shtrenjtë.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
6/11
ZRRE-ja ka thënë se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
7/11
Protestuesit vendosën parullat e tyre para hyrjes së ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
8/11
Një pjesëmarrës në protestën e mbajtur në Prishtinë më 5 prill.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
9/11
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës. Një nga arsyet është vjetërsia e termocentraleve "Kosova A" dhe "Kosova B".
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
10/11
Përfaqësuesit e bizneseve kanë paralajmëruar se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të do të rriste kostot operative të bizneseve, duke detyruar më pas bizneset që të rrisnin çmimet e produkteve dhe shërbimeve.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
11/11
Në bazë të tarifave aktuale, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15 për qind, ata do të paguanin 8.96 centë.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind. Vendimi për këtë çështje do të merret më 11 prill.
Previous slide
Next slide
Aktivisti Besnik Shabiu tha se kërkesa e tyre karshi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka qenë e qartë që nga fillimi, duke thënë se qytetarët nuk e meritojnë të paguajnë më shtrenjtë asnjë taksë.
“Kërkesa është e qartë: të pezullohet vendimi për shtrenjtimin për 15 për qind, siç është paralajmëruar, i rrymës. Të rihapet një diskutim i gjerë, ku edhe ne do të bashkëpunojmë. Të bëhet një plan afatgjatë, një strategji e cila do ta nxjerrë Kosovën një herë e përgjithmonë nga problemi energjetik. Deri të premten, më 11 prill, dita kur ZRRE pritet të marrë vendimin ne presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të dalin para qytetarëve, të heqin dorë nga kjo poshtërsi”, tha ai, duke shtuar se nëse merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës, atëherë do të organizohen protesta të tjera.
Organizatorët e protestës thanë se përveç shtrenjtimit të rrymës, së voni është paralajmëruar edhe një valë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, andaj thanë se qytetarët e Kosovës "nuk e meritojnë t'iu vështirësohet më shumë jeta".
Pas protestës në sheshin Skenderbeu, protestuesit vazhduan marshimin drejt ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë. Aty ata vendosën parullat, në mënyrë që, kur zyrtarët të shkojnë në punë, të shohin pakënaqësitë e qytetarëve.
Organizatorët e protestës në Prishtinë paralajmëruan protestë të re më 11 prill, nëse merret vendimi për rritjen e tarifave të energjisë.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se, nga ky muaj, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.
Kërkesën për rritjen e çmimit të rrymës e kanë bërë kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë.
Aktualisht, për konsumatorët në Kosovë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15 për qind, ata do të paguanin 8.96 centë.
ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.
Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.
ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve "Kosova A" dhe "Kosova B".
Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
Përfaqësuesit e biznesevekanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.
Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.