Në rezidencën e presidentit të arratisur të Shri Lankës
Qytetarët ecin lirshëm nëpër korridoret e rezidencës së presidentit të Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, pasi protestuesit u futën brenda ndërtesës. Presidenti Rajapaska u arratis nga vendi pas protestave masive për shkak të krizës ekonomike në ishull. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Njerëzit vizitojnë rezidencën e presidentit pasi demonstruesit u futën aty, 13 korrik 2022.
2
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga vendi pas protestave masive për krizën ekonomike që ka kapluar këtë vend.
3
Forcat ajrore të Shri Lankës konfirmuan se 73-vjeçari Rajapaksa kishte fluturuar drejt ishujve Maldive me gruan e tij dhe dy oficerë sigurie. Duke u arratisur, ai i dha fund dinastisë familjare që kishte sunduar vendin për dekada.
4
Presidenti Rajapaska u fsheh pasi një turmë sulmoi rezidencën e tij më 9 korrik. Ai më parë kishte premtuar të jepte dorëheqjen. Edhe vëllai i presidentit, ish-ministër i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se është nisur për në Shtetet e Bashkuara.
Facebook Forum