Ndërlidhjet

Zelensky dhe von der Leyen diskutojnë për integrimin e Ukrainës në BE

Kiev, 9 maj 2023.
Kiev, 9 maj 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se bisedoi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin e Ukrainës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, për dërgesat evropiane të municioneve për ushtrinë ukrainase, si dhe për sanksionet e reja kundër Rusisë.

Von der Leyen mbërriti në Kiev, pasi Rusia, gjatë natës, nisi një tjetër sulm me raketa në kryeqytetin ukrainas - të pestin me radhë që nga fillimi i këtij muaji.

Zelensky tha se ushtria ukrainase ka nevojë për dërgesa më të shpejta të predhave të artilerisë nga BE-ja.

Ai, gjithashtu, kritikoi kufizimet që disa vende të BE-së kanë vendosur mbi eksportet e grurit nga Ukraina, duke thënë se këto masa shkojnë në avantazh të Rusisë.

Zelensky dhe von der Leyen folën edhe për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që BE-ja po përgatit, si dhe për përparimin e Kievit në negociatat e anëtarësimit në BE.

Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidatit për në BE, vitin e kaluar.

Kiev, 9 maj 2023.
Kiev, 9 maj 2023.

Vizita e von der Leyenit - e pesta që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022 - u zhvillua në ditën kur Bashkimi Evropian festoi Ditën e Evropës.

Kjo ditë nderon Deklaratën e Schumanit, të paraqitur nga ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, më 9 maj të vitit 1950.

Deklarata shihet si gur themeli i asaj që do të bëhej BE-ja e sotme, me 27 vende anëtare.

“Sa mirë të jem sërish në Kiev. Aty ku vlerat që i mbajmë afër, mbrohen çdo ditë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Unë e mirëpres vendimin e presidentit Zelensky për ta shënuar 9 Majin - Ditën e Evropës - edhe këtu në Ukrainë”, shtoi ajo.

Zyrtarja e lartë evropiane arriti në Kiev disa orë pasi Rusia lëshoi 25 raketa në Ukrainë - 15 prej të cilave kishin në shënjestër kryeqytetin.

“Gjatë dy valëve të sulmeve në Ukrainë natën e 9 majit, pushtuesit rusë lëshuan 25 raketa - 23 prej tyre u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës”, tha përmes një deklarate Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

Më herët, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popko, tha se mbrojtja ajrore e Kievit zbuloi dhe shkatërroi rreth 15 raketa mbi qytet.

Popko tha se nuk ka raporte për dëme apo viktima.

Sulmi në Kiev ishte i dyti brenda disa orësh, pasi një ditë më herët Rusia lëshoi 35 dronë vetëshkatërrues dhe 16 raketa.

Dronë dhe raketa ruse sulmojnë qytetet e Ukrainës

Ekipet ukrainase të shpëtimit punojnë në periferi të Odesës në Ukrainë, vend i cili u sulmua gjatë natës së 8 majit.
1/12 Ekipet ukrainase të shpëtimit punojnë në periferi të Odesës në Ukrainë, vend i cili u sulmua gjatë natës së 8 majit.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Shpërthimi i një droni shihet në qiellin mbi Kiev gjatë një sulmi me dronë rus, më 8 maj.

2/12 Shpërthimi i një droni shihet në qiellin mbi Kiev gjatë një sulmi me dronë rus, më 8 maj.

Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Pasojat e një sulmi raketor rus në Odesa.
3/12 Pasojat e një sulmi raketor rus në Odesa.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Një zjarrfikës punon në vendin ku depot e magazinimit u dëmtuan rëndë nga një sulm me raketa ruse në rajonin e Odesës, më 8 maj.
4/12 Një zjarrfikës punon në vendin ku depot e magazinimit u dëmtuan rëndë nga një sulm me raketa ruse në rajonin e Odesës, më 8 maj.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Sulmet me raketa kishin në shënjestër rajonet e Harkivit, Hersonit, Odesës dhe Mykolayivit.

“Për fat të keq, ka civilë të vdekur dhe të plagosur, si dhe ndërtesat e larta, shtëpitë private dhe infrastruktura civile janë dëmtuar”, tha Shtabi i Përgjithshëm.
5/12 Sulmet me raketa kishin në shënjestër rajonet e Harkivit, Hersonit, Odesës dhe Mykolayivit.

“Për fat të keq, ka civilë të vdekur dhe të plagosur, si dhe ndërtesat e larta, shtëpitë private dhe infrastruktura civile janë dëmtuar”, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Banorët e Kievit inspektojnë një pjesë të një droni vetëvrasës, që sipas autoriteteve lokale është dron Shahed-131/136, i prodhuar nga Irani, i cili u rrëzua gjatë natës kur ndodhi sulmi.

6/12 Banorët e Kievit inspektojnë një pjesë të një droni vetëvrasës, që sipas autoriteteve lokale është dron Shahed-131/136, i prodhuar nga Irani, i cili u rrëzua gjatë natës kur ndodhi sulmi.

Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Këto depo magazinimi në rajonin e Odesës u dëmtuan rëndë nga një sulm me raketa ruse, më 8 maj.

7/12 Këto depo magazinimi në rajonin e Odesës u dëmtuan rëndë nga një sulm me raketa ruse, më 8 maj.

Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Policia inspekton një ndërtesë të dëmtuar nga një dron.
8/12 Policia inspekton një ndërtesë të dëmtuar nga një dron.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, viziton një ndërtesë me banesa të dëmtuara nga një dron që u rrëzua, gjatë një sulmi rus në Kiev.

9/12 Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, viziton një ndërtesë me banesa të dëmtuara nga një dron që u rrëzua, gjatë një sulmi rus në Kiev.

Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Njerëzit duke shikuar një ndërtesë të dëmtuar në Kiev.
10/12 Njerëzit duke shikuar një ndërtesë të dëmtuar në Kiev.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Një grua mban një portret - në shtëpinë e saj që u dëmtua gjatë natës - pas bombardimeve ruse në Komyshevaka, rajoni i Zaporizhjës.

11/12 Një grua mban një portret - në shtëpinë e saj që u dëmtua gjatë natës - pas bombardimeve ruse në Komyshevaka, rajoni i Zaporizhjës.

Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Banorët qëndrojnë pranë një ndërtese të dëmtuar nga bombardimet ruse në Komyshevaka, rajoni i Zaporizhjës, më 8 maj.
12/12 Banorët qëndrojnë pranë një ndërtese të dëmtuar nga bombardimet ruse në Komyshevaka, rajoni i Zaporizhjës, më 8 maj.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Previous slide
Next slide

Sulmet me raketa kishin në shënjestër rajonet e Harkivit, Hersonit, Mikollajivit dhe Odesës dhe shkaktuan viktima në njerëz.

“Për fat të keq, ka civilë të vdekur dhe të plagosur, dhe ndërtesa të larta të dëmtuara, ashtu si edhe shtëpi private dhe infrastruktura të tjera”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha më herët se pesë persona u plagosën gjatë natës më 8 maj, si rezultat i një sulmi me dron, që dëmtoi ndërtesat dhe infrastrukturën.

Në të njëjtën ditë, Zelensky shënoi përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, duke thënë se vendi i tij do të dalë fitimtar përballë Rusisë.

Zelensky paraqiti një projektligj në Parlament, që shënon zyrtarisht 9 Majin si Dita e Evropës në Ukrainë, ndërsa Dita e Fitores, 8 Maji, do të festohet si “ditë kujtimi dhe fitoreje mbi nazizmin”.

Rusia dhe ish-republikat e tjera sovjetike e festojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore më 9 maj, ndërsa Evropa e feston atë një ditë më herët.

Zelensky tha përmes një video-mesazhi se forcat ruse që pushtuan vendin e tij, do të mposhten me ndihmën e aleatëve perëndimorë, ashtu sikurse Gjermania naziste që u mund në Luftën e Dytë Botërore.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG