Putin pranon “mungesa të caktuara” të energjisë pas sulmeve të Ukrainës
Putin pranon “mungesa të caktuara” të energjisë pas sulmeve të Ukrainës
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se Rusia po përballet me mungesa të energjisë, duke konfirmuar një problem për të cilin ekspertët, zyrtarët rajonalë dhe qytetarët kanë paralajmëruar prej kohësh.
“Ju e dini mirë se problemet për shoferët dhe bizneset vazhdojnë. Fatkeqësisht, ende ka radhë në pikat e furnizimit me karburante”, tha ai.
“Duhet ta zvogëlojmë në minimum ndikimin e sulmeve terroriste ndaj objektivave tona civile dhe infrastrukturës”, shtoi presidenti rus, duke iu referuar, mësa duket, sulmeve me dronë të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike brenda territorit rus.
Këto sulme kanë goditur terminale nafte, rafineri dhe tubacione.
Së paku 17 rajone në Rusi kanë vendosur kufizime të detyrueshme për shitjen e benzinës dhe naftës, ndërsa dhjetëra të tjera kanë raportuar mungesa të karburanteve ose kufizime të vendosura nga kompanitë private të furnizimit.
Putin i bëri deklaratat gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 28 qershor.
Pak më vonë, në një intervistë të publikuar nga Kremlini, ai u përpoq t’i minimizonte përmasat e krizës.
“Sa u përket sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, veçanërisht asaj energjetike, sigurisht që ato krijojnë probleme. Kjo është e qartë”, tha Putin.
“Aktualisht po përballemi me mungesa të caktuara, por situata nuk është kritike”, shtoi ai.
Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shoferë të zemëruar që presin në radhë të gjata në pikat e karburantit, shpesh duke u përfshirë edhe në debate të ashpra me njëri-tjetrin.
Putin kërkoi që të merren masa për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me karburante për fermerët.
“Po shqyrtojmë vendosjen e një ndalimi të plotë të eksportit të naftës”, tha ai.
Sipas Putinit, Rusia po përdor aktualisht rezervat e saj të benzinës për të përballuar mungesat.
Ai theksoi se prodhimi i karburanteve në korrik pritet të jetë më i lartë se në qershor, me synimin për të lehtësuar situatën, dhe shtoi se një grup i posaçëm pune për furnizimin me karburante, po punon pa ndërprerje për ta menaxhuar situatën.
“Duhet të bëjmë gjithçka që furnizimi sezonal me karburante për ndërmarrjet bujqësore të zhvillohet sipas planit, sepse prej tij varet korrja”, tha ai.
Teksa Moska digjet, kriza me karburantet në Rusi përhapet
1/8Shtëllunga tymi shihen duke dalë nga rafineria e naftës e Moskës, pas një sulmi ukrainas me dronë më 18 qershor.
Sulmi ndodhi në kohën kur mungesat e karburantit, të cilat ditët e fundit janë përhapur nga zonat e pushtuara nga Rusia në Krime dhe Donjeck të Ukrainës, kanë filluar të shtrihen edhe në territorin e Rusisë.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
2/8Shoferët presin në radhë në një pompë benzine në Donjeck më 16 qershor.
Sipas mediave ruse, dhjetëra rajone në mbarë Rusinë dhe në territoret e kontrolluara nga Rusia kanë vendosur kufizime se sa karburante mund të blejnë civilët.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
3/8Një pompë e kompanisë Tatneft në Moskë më 16 qershor.
Kompania ruse e naftës së fundi vendosi kufizime në shpërndarjen e karburantit në qindra pikat e saj të shitjes në mbarë Rusinë, duke vendosur që çdo klient në maksimum mund të blejë 30 litra benzinë për furnizim.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
4/8Kolona makinash para një pompe karburantesh në Donjeck më 16 qershor.
Para sulmeve të 18 qershorit ndaj rafinerisë së Moskës, organizata amerikane kërkimore Energy Intelligence vlerësonte se rreth një e treta e kapacitetit të Rusisë për përpunimin e naftës ishte nxjerrë jashtë funksionit nga sulmet ukrainase me dronë. Sipas këtij raporti të specializuar për industrinë energjetike, aktiviteti i rafinimit të naftës në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në 21 vjet.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
5/8Një pikë karburantesh e mbyllur në Jevpatroija të Krimesë më 11 qershor. Në Krime, që është nën kontrollin rus, furnizimet me karburante pothuajse janë shterur për shkak të fushatës ajrore ukrainase që ka pasur në shënjestër cisternat me karburante dhe caqe të tjera logjistike në këtë gadishull.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
6/8Disa persona duke kaluar pranë një pike të mbyllur karburantesh në Jepatroija më 11 qershor. Në rajonin Krasnodar të Rusisë, autoritetet lokale kanë thënë se ka mungesë të karburanteve dhe kjo mungesë është përkeqësuar nga shoferët nga Krimeja, të cilët dyshohet se furnizohen me karburante në këtë rajon rus para se të kthehen sërish në gadishull.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
7/8Një njoftim në një pikë karburantesh në Kazan e vendosur më 16 qershor ku thuhet se ky objekt është mbyllur për shkak të “renovimit”. Presidenti rus, Vladimir Putin, ishte në Kazan si mikpritës i Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) më 18 qershor, por nuk komentoi sulmet në Moskë.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
8/8Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai filipinas, Ferdinand Marcos Jr., gjatë samitit të ASEAN-it më 18 qershor. Këshilltari i Kremlinit, Yury Ushakov, u tha gazetarëve në Kazan se ishte “totalisht gabim” pohimi që konflikti në Ukrainë ka nisur që të jetë në favor të Kievit.
Një sulm masiv ukrainas në rafinerinë e naftës së Moskës më 18 qershor pritet të përkeqësojë edhe më tej telashet me mungesën e karburanteve që kanë prekur mbarë Rusinë.
Previous slide
Next slide
Vetëm disa orë para fjalimit të Putinit, një sulm ukrainas me dron vrau një person dhe shkaktoi zjarr në një rafineri në rajonin jugor rus të Krasnodarit, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal, Veniamin Kondratjev.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi ishte pjesë e “operacioneve që dobësojnë aftësinë e Rusisë për ta vazhduar këtë luftë”.
“U godit rafineria e naftës në Slavjansk, në rajonin e Krasnodarit, rreth 300 kilometra larg vijës së frontit. Ne goditëm gjithashtu edhe një rafineri në rajonin e Jaroslavlit, rreth 700 kilometra nga kufiri ynë”, shkroi Zelensky në rrjetin X.