Putin: NATO-ja po merr pjesë në konfliktin në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar vendet anëtare të NATO-s për pjesëmarrje në konfliktin në Ukrainë, duke i dhuruar armë këtij shteti, dhe ka thënë se Perëndimi po planifikon të shkatërrojë Rusinë.
“Ata po dërgojnë armë në Ukrainë në vlerë të miliarda dollarëve. Kjo është pjesëmarrje”, ka thënë Putin në një intervistë për kanalin Rossiya-1.
“Kjo nënkupton që ata janë duke marrë pjesë, ndonëse jodrejtpërdrejt, në krimet që po kryhen nga regjimi i Kievit”, ka thënë Putin.
Iryna, simboli i vuajtjes së Ukrainës
1/8Thonjtë e lyer me ngjyrë të ndezur -- katër ishin të kuq dhe i pesti kishte një zemër të vogël ngjyrë vjollce të kufizuar me llak argjendi -- zbuluan identitetin e gruas. Iryna Filkina, 52-vjeçare, ishte një operatore në sistemin e ngrohjes në një qendër tregtare kur u vra në Buça, një qytet në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
2/8Kur gazetarët hynë në Buça pas tërheqjes së forcave ruse, ata gjetën trupin e Filkinës pranë biçikletës së saj.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
3/8Filkina vdiq në rrugën Yablunska, një rrugë e gjatë, tashmë famëkeqe, në preriferi të Buçës, ku trupat e tjerë të civilëve të vrarë, disa me duar të lidhura pas shpine, ishin lënë pa u varrosur. Kryebashkiaku i Buçës tha se 400 civilë u vranë nga forcat ruse.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
4/8Estetistja e Irynas, Anastasia Subacheva, e cila tani jeton në Vilnius, Lituani, kujton mbrëmjen e prillit kur hasi në një postim në rrjetet sociale që tregonte dorën e pajetë.
"I kontrollova mesazhet tona dhe i krahasova fotot që i bëra asaj me atë foto. Dhe, ishte ajo. Fillova të bërtas.... Qava mbi supin e nënës sime, u ndjeva shumë bosh dhe e lënduar".
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
5/8Një person tjetër që ende përpiqet për ta kuptuar vrasjen e Irynas është partneri i saj, Anatoliy Shchyruk, i fotografuar këtu duke mbajtur një nga pulovrat e saj.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
6/8Svitlana Safonova shikon një foto të Irynas, motrës së saj. Ajo mësoi për vdekjen e motrës nga vajzat e Irynas.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
7/8Në një ditë të ftohtë shkurti, Safonova dhe Shchyruku vizituan varrin e Irynas në Buça. Ata nuk i përmbajtën dot lotët pasi vendosën 12 trëndafila rozë pranë një kryqi të thjeshtë që shënon vendin e fundit të pushimit të saj.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
8/8“Për mua bota përfundoi më 5 mars [që besohet se ishte dita e vdekjes së Irynas],” tha Safonova teksa qante pranë varrit të motrës së saj. “Është një gjë kur dikush vdes pas një sëmundjeje të gjatë dhe varroset. Është tjetër nëse dikush vritet papritur dhe pa arsye”.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
Previous slide
Next slide
Ekspertët e ligjit ndërkombëtar pajtohen se dërgimi i armëve në luftë nuk e bën furnizuesin palë në konflikt – pavarësisht se çfarë armësh janë ato.
Putin ka thënë se vendet perëndimore kanë “një qëllim të vetëm – për të shkatërruar ish-Bashkimin Sovjetik dhe pjesën e tij kryesore – Federatën Ruse”.
“Vetëm atëherë ata ndoshta do të mund të na pranojnë në të ashtuquajturën familje të njerëzve të civilizuar, mirëpo vetëm ndaras, secilin veç e veç”.
Përgjatë intervistës, Putin i ka përsëritur thirrjet për një botë multipolare dhe ka thënë se “nuk ka dyshim” që kjo do të ndodhë.
“Çka kundërshtojmë ne? Jemi kundër faktit që kjo botë e re, që po merr formë, është duke u ndërtuar vetëm në bazë të interesave të një vendi, Shteteve të Bashkuara”.
“Tani që tentimet e tyre për të rikonfiguruar botën sipas dëshirës së tyre, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar me këtë situatë, ne jemi të obliguar që të reagojmë”, ka thënë mes tjerash Putin.