Ndërlidhjet

Putin në vetizolim pas infektimit të rrethit të ngushtë me koronavirus


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë në vetizolim, pasi disa anëtarë të rrethit të tij të ngushtë kanë dalë pozitivë për koronavirus.

Kremlini e ka bërë këtë njoftim për presidentin rus, i cili pretendon se është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit me vaksinën ruse Sputnik V.

“Vladimir Putin ka thënë se pas identifikimit të rasteve me koronavirus në ambientin e tij, ai duhet t’i nënshtrohet regjimit të vetizolimit për një periudhë kohore”, është thënë në deklaratë.

Megjithatë, në njoftim nuk është thënë se sa do të zgjasë periudha e izolimit.

Ende nuk është bërë e ditur se cilat kontakte të ngushta të presidentit rus kanë dalë pozitive për koronavirus, mirëpo zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se presidenti “është plotësisht i shëndetshëm” dhe “natyrisht” ka dalë negativ në sëmundje.

Putin ka marrë pjesë në disa organizime më 13 shtator, përfshirë takimin me presidentin sirian, Bashar Assad në Moskë dhe ekipin paralimpik të Rusisë.

Ai ka marrë pjesë edhe në stërvitjet ushtarake, të kryera në koordinim me Bjellorusinë.

XS
SM
MD
LG