Ndërlidhjet

Putin pret që Xi ta vizitojë Rusinë në pranverë


Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti kinez, Xi Jinping. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti kinez, Xi Jinping. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 30 dhjetor pret që presidenti kinez, Xi Jinping, ta vizitojë Rusinë në pranverën e vitit 2023, në atë që do të ishte shfaqje publike e solidaritetit nga Pekini në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë për Moskën, që mund të provokojë sanksione perëdimore kundër Kinës.

Në shtator, Putin e ka falënderuar liderin Xi për pozicionin "e balancuar" për Ukrainën, kur të dy u takuan në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

Ky ishte takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.

XS
SM
MD
LG