Ndërlidhjet

OKB kërkon që të lejohet dërgimi i ndihmave në Mianmar


Protestat në Mianmar më 15 mars 2021.
Protestat në Mianmar më 15 mars 2021.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje ushtrisë në Mianmar që të lejojë qasjen në ndihmën humanitare dhe të adresojë “nevojat dëshpëruese” të popullit të Mianmarit, duke theksuar se grusht-shteti ushtarak i një viti më parë i dha fund demokracisë njëdekadëshe dhe e futi shtetin në trazira.

Puçi ushtarak i 1 shkurtit të vitit 2021 rrëzoi nga pushteti Qeverinë e zgjedhur dhe u pasua nga protesta disamujore në Mianmar, të cilat u shtypën nga junta ushtarake.

“Vështirësit e shumëfishta e të gjithë njerëzve në mbarë Mianmarin dhe në rajon kërkojnë përgjigje urgjente. Qasja e njerëzve e ndihmave është e rëndësishme për OKB-në dhe partnerët tanë”, tha Farhan Haq, zëdhënës i sekretarit Antonio Guterres.

“Forcat e armatosura dhe të gjitha palët e tjera duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat thelbësore. Populli i Mianmarit duhet të shohë rezultate konkrete”, u tha në deklaratë.

Qeveria ushtarake e Mianmarit nuk ka komentuar këtë thirrje të sekretarit Guterres. Liderët ushtarakë të Mianmarit kanë thënë se shtypja e protestave ishte për të mbrojtur vendin nga “terroristët”.

Junta është zotuar se nuk do të zmbrapset para presionit ndërkombëtar dhe ka kritikuar OKB-në duke e akuzuar se është e njëanshme dhe po ndërhyn në punët e Mianmarit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG