Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës zgjeron listën e afganëve që do të strehojë përkohësisht

Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës, fotografi nga arkivi.
Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës, fotografi nga arkivi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të shtunën vendimin për zgjerim të listës së personave që do të strehojë përkohësisht nga Afganistani, si pasojë e krizës në këtë shtet.

Sipas vendimit të 21 gushtit, përveç personave që janë në listën e aplikimit për viza speciale të imigrimit në Shtetet e Bashkuara, mbrojtje e përkohshme do t’iu ofrohet edhe personave të kualifikuar në grupin me prioritet të dytë, si dhe familjeve të tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar më 2 gusht se punëtorët aktualë dhe ata që kanë punuar në agjenci amerikane apo agjenci që pranojnë fonde amerikane, tani do të mund të aplikojnë për statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara.

Të mëdhenj e të vegjël në rrugë jashtë Afganistanit

Forcat amerikane duke udhëzuar një grua bashkë me fëmijën e saj drejt qendrës së evakuimit në Aeroportin e Kabulit.
1/9 Forcat amerikane duke udhëzuar një grua bashkë me fëmijën e saj drejt qendrës së evakuimit në Aeroportin e Kabulit.
Një djalosh duke u bartur në zonën e evakuimit në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul.
2/9 Një djalosh duke u bartur në zonën e evakuimit në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul.
Një vajzë e vogël duke pirë ujë në Aeroportin e Kabulit, teksa bëhen përgatitje për evakuim nga Afganistani.
3/9 Një vajzë e vogël duke pirë ujë në Aeroportin e Kabulit, teksa bëhen përgatitje për evakuim nga Afganistani.
Një zyrtare ushtarake duke kontrolluar dy gra para se të kalojnë në zonën për evakuim jashtë Afganistanit.
4/9 Një zyrtare ushtarake duke kontrolluar dy gra para se të kalojnë në zonën për evakuim jashtë Afganistanit.
Forcat amerikane, britanike dhe ato turke shihen duke bashkëpunuar për të shpëtuar një djalosh të vogël në zonën e evakuimit në Kabul.
5/9 Forcat amerikane, britanike dhe ato turke shihen duke bashkëpunuar për të shpëtuar një djalosh të vogël në zonën e evakuimit në Kabul.
Një ushtar amerikan duke biseduar me disa fëmijë në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul
6/9 Një ushtar amerikan duke biseduar me disa fëmijë në Aeroportin Hamid Karzai në Kabul
Një ushtar shihet duke mbajtur në duar një foshnje, pak para nisjes së aeroplanit jashtë Afganistanit.
7/9 Një ushtar shihet duke mbajtur në duar një foshnje, pak para nisjes së aeroplanit jashtë Afganistanit.
Një tjetër ushtar amerikan duke mbajtur një foshnje afër Aeroportit të Kabulit.
8/9 Një tjetër ushtar amerikan duke mbajtur një foshnje afër Aeroportit të Kabulit.
Disa persona duke hyrë në aeroplanin amerikan në rrugë jashtë Afganistanit.
9/9 Disa persona duke hyrë në aeroplanin amerikan në rrugë jashtë Afganistanit.
Previous slide
Next slide

Punëtorët dhe ish-punëtorët e Qeverisë amerikane apo ata të operacioneve ushtarake të NATO-s, që nuk përmbushin kriteret për programet speciale për viza, janë të përfshirë në listë, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Krijmi i listës “Prioriteti 2”, për afganët brenda Programit të Pranimit të Refugjatëve, do të mbulojë afganët dhe familjarët e tyre që “mund të jenë në rrezik për shkak bashkëpunimit me SHBA-në”, mirëpo nuk janë në gjendje të aplikojnë në programin special për viza të imigrantëve, meqë nuk kanë punuar drejtpërdrejt për Qeverinë afgane.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se ky program nënkupton se “mijëra afganë” dhe familjet e tyre kanë mundësi që kenë lejeqëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara si refugjatë.

Situata në Afganistan është përshkallëzuar nga 15 gushti, kur talibanët kanë fituar kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabulit dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.

Përveç Kosovës edhe vendet tjera në rajonin e Ballkanit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë shprehur gatishmëri për të pranuar përkohësisht afganët.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë për kanalin televiziv britanik Skynews se autoritetet po presin informacione lidhur me datën e saktë të arritjes së këtyre personave në Kosovë.

Talibanët kanë fituar kontrollin e Afganistanit pak ditë para afatit të fundit - 31 gusht - për tërheqje të forcave ndërkombëtare nga ky shtet.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

XS
SM
MD
LG