Ndërlidhjet

Mbi 800 viktima me koronavirus në Rusi


Dy pacientë duke u trajtuar kundër koronavirusit në Shën Petersburg. Dhjetor 2020.
Dy pacientë duke u trajtuar kundër koronavirusit në Shën Petersburg. Dhjetor 2020.

Numri i personave të vdekur me koronavirus në Rusi, ka kaluar shifrën 800 brenda një dite, derisa shumë shtete vazhdojnë të raportojnë kthim mbrapa në përpjekjet e tyre për të ndalur variantin Delta të këtij virusi.

Autoritetet ruse kanë regjistruar 816 viktima në 24 orët e fundit. Ato kanë regjistruar mbi 800 viktima katër ditë më parë, dhe situata ka qenë e ngjashme prej atëherë.

Rusia është përballur me rritje të numrit të të infektuarve muajin e kaluar, dhe për këtë, zyrtarët kanë fajësuar variantin Delta.

Task-forca shtetërore për koronavirus në Rusi, ka regjistruar më shumë se 6.6 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe 170,499 viktima, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë kanë hedhur dyshime në këto shifra, duke thënë se ato janë shumë më të vogla sesa duhen të jenë në realitet.

Rosstat, agjencia shtetërore për statistika e vëzhgon ndaras situatën me pandeminë, dhe së fundmi ka thënë se ka regjistruar 315,000 viktima të lidhura me koronavirus në periudhën prill 2020 – qershor 2021.

Zyrtarët janë duke punuar për të rritur shkallën e vaksinimit në Rusi, e cila është duke u zhvilluar më ngadalë sesa në shumë vende perëndimore, pavarësisht se Rusia ka miratuar katër vaksina të ndryshme, përfshirë Sputnik V.

XS
SM
MD
LG