Qytetarë, delegacione dhe forca të sigurisë në manifestimin për Dellçevin
Nën masa të rrepta të sigurisë, zyrtarë shtetërorë, partiakë dhe organizata të shoqërisë civile kanë vizituar varrin e Goce Dellçevit në Shkup – figurë historike për të cilën kanë pretendime edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria – në 105-vjetorin e tij të vdekjes. Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur afër Kishës Shën Spasi, ku gjendet varri i Dellçevit. Edhe një grup bullgarësh kanë paralajmëruar ardhjen në këtë manifestim.

1
Disa qytetarë të mbledhur afër Kishës Shën Spasi, ku është organizuar ceremonia për përkujtimin e Dellçevit

2
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, përfaqësues të partive politike, dhe të organizatave të ndryshme kanë dërguar lule te varri i Dellçevit në mëngjesin e së shtunës.

3
Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me një delegacion partiak te varri i Dellçevit.

4
Zyrtarët policorë kanë kontrolluar të gjitha qytetarët që kanë lëvizur në perimetrin afër zonës ku është zhvilluar ceremonia përkujtimore.