Qytetarët në Prishtinë vërshojnë dyqanet dhe farmacitë

Qytetarë të shumtë në Prishtinë janë parë të premten mbrëma duke blerë sasi të mëdha ushqimesh dhe barnash.

Kjo ka ndodhur pasi autoritetet e shëndetësisë në Kosovë kanë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus.

Pamje të ngjashme kanë mundur të shihen edhe nëpër qytete të tjera të botës, të prekura nga koronavirusi.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë deri më tash mbi 5,000 njerëz në botë.

​
XS
SM
MD
LG