Ndërlidhjet

Qyteti 'ferr': Beteja për kontrollin e Severodonjeckut

Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".

"Për katër muaj, të gjitha pozicionet tona kanë qenë nën sulme me të gjithë artilerinë -- dhe unë vetëm dua ta theksoj këtë -- me të gjitha armët që ka ushtria ruse", tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Hayday, në një deklaratë në mediat sociale. "Është vetëm ferr atje", shtoi ai, duke iu referuar Severodonjeckut, i cili është granatuar rëndë për javë të tëra nga forcat ruse që përpiqen të marrin kontrollin e plotë të qytetit.

Trupat ukrainase po luftojnë për t'u rifurnizuar nën breshërinë e artilerisë ruse dhe shkatërrimin së fundi të tri urave që lidhnin qytetet binjake të Severodonjeckut dhe Lisiçanskut. Ukraina nuk ka publikuar shifra zyrtare të viktimave, të cilat i mban sekret, por zyrtarë të ndryshëm, përfshirë presidentin, Volodymyr Zelenskiy, kanë sugjeruar se rreth 100 ushtarë ukrainas po vriten çdo ditë. Një fotoreporter i agjencisë Reuters shoqëroi ushtarët ukrainas më 20 qershor ndërsa ata zhvilluan luftime për së afërmi në Severodonjeck.


Trego më shumë

XS
SM
MD
LG