Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë pezullon punën në Rusi


Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka pezulluar punën e saj në Rusi. Sipas një deklarate, REL njoftoi se gazetat e saj në Rusi po përballeshin me presion të madh të policisë.

“Me keqardhjen më të thellë njoftojmë pezullimin e punës tonë fizike në Moskë. Ky nuk është një vendim që Radio Evropa e Lirë e ka marrë vetë, por është një vendim që na është detyruar nga sulmi i regjimit të Vladimir Putinit mbi të vërtetën”, tha Jamie Fly, president dhe drejtor i përgjithshëm i Radios Evropa e Lirë.

Organizata do të vazhdojë të përpiqet të arrijë audiencën ruse duke përdorur “çdo platformë të mundshme”, shtoi ai.

Disa organizata mediatike, përfshirë BBC-në, janë detyruar të pezullojnë përkohësisht punën e gazetarëve të tyre në Rusi në përgjigje të një ligji të ri që kërcënon të burgos këdo që qeveria mendon se ka përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura.

Radio Evropa e Lirë, e cila ka transmetuar për audiencën ruse që nga viti 1953, tha se do të vazhdojë të raportojë mbi pushtimin e Ukrainës nga jashtë Rusisë.

XS
SM
MD
LG